Fluksi në pikat kufitare, qytetarët presin mbi tre orë në Merdar për të dalë nga Kosova

Pikat kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë të mbingarkuara për të gjithë bashkatdhetarët të cilët duan të kthehen në vendet e Evropës ku jetojnë dhe veprojnë.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të publikuara në faqen e Ministisë së Punëve të Brendshme (MPN), kolona janë krijuar në Merdarë, Jarinjë, Mutivodë dhe të Dheu i Bardhë.
Në Merdar pritjet për të dalë nga Kosovë janë mbi 3 orë (200 min), ndërsa kolona është në 2 mijë metra.
Po ashtu edhe në Mutivodë pritjet për të dalë nga Kosova janë mbi një orë dhe kolona e veturave është deri në 600 metra.
Ndërsa, në Jarinjë pritjet për të dalë janë deri në një orë dhe kolona e veturave është 800 metra.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në vendkalimet kufitare duke klikuar këtu. /Telegrafi/



















































