Qindra vetura nga Kosova kanë vërshuar drejt bregdetit shqiptar sot duke shkaktuar kolona të gjata në aksin rrugor Morinë–Milot.

Si pasojë e fluksit të madh, lëvizja është ngadalësuar ndjeshëm, sidomos në segmentin Rubik–Milot, ku kolonat janë raportuar të shtrihen mbi 30 kilometra.


Sipas dëshmive të qytetarëve, situata është bërë veçanërisht e vështirë në afërsi të kryqëzimit të Milotit.

“Kolona në Rrugën e Kombit në drejtim të Shqipërisë është aq e gjatë, sa e ka bllokuar pothuajse tërësisht udhëkryqin Milot–Lezhë dhe Milot–Tiranë”, ka deklaruar një udhëtar për Telegrafin. /Telegrafi/

531718751 1562465661793805 2245796944121695721 n e1755502864836