LAJMI I FUNDIT:

Fluks i lartë në pikat kufitare – pritje nga 2 deri në 4 orë te Dheu i Bardhë dhe Merdar

Fluks i lartë në pikat kufitare – pritje nga 2 deri në 4 orë te Dheu i Bardhë dhe Merdar

Fluks i madh i automjeteve dhe pritje të gjata raportohen mëngjesin e sotëm nga pikë kalimet kufitare në Kosovë.

Sipas përditësimit të fundit (ora 08;19) nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, Merdarja mbetet pika me fluksin më të rënduar, ku koha e pritjes për të dalë nga Kosova shkon nga 3 deri në 4 orë, ndërsa kolona e automjeteve arrin në 3 kilometra.

Situatë pothuajse e ngjashme raportohet edhe te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku pritjet për të dalë janë deri në 2 orë dhe kolona e automjeteve arrin 800 metra.


Edhe në pikën tjetër kufitare Mutivodë, pritjet janë deri në 2 orë dhe kolona arrin 400 metra.

Në pikat e tjera si Jarinje, Bërnjak, Hani i Elezit, Qafë e Morinës dhe Vermicë, lëvizjet janë thuajse normale, me pritje që variojnë nga 3 deri në 10 minuta, pa kolona të gjata.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të planifikojnë udhëtimet e tyre duke pasur parasysh këto vonesa. Informacionet për gjendjen në pikat kufitare mund ti gjeni KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori