LAJMI I FUNDIT:

Florian Dushi emërohet zëvendësministër i Drejtësisë

Florian Dushi emërohet zëvendësministër i Drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar Florian Dushin në postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Drejtësisë.

Dushi ka thënë se do të angazhohet që të mos prodhohet drejtësi selektive në vendin tonë, transmeton Telegrafi.


“Sot, sërish, për herën e tretë, sipas propozimit të Degës së Dytë dhe përfundimisht aprovimit nga Kryetari dhe Kryesia e LDK-së, jam emëruar Zv.Ministër në Ministrinë e Drejtësisë nga ana e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Avdullah Hoti.

I vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme me të cilat ballafaqohet sistemi i drejtësisë në vendin tonë, zotohem publikisht, se do të angazhohem me gjithë qenien time, dijen dhe përvojën, brenda autorizimeve që kemi, që ky sistem, asnjëherë më, të mos prodhojë drejtësi selektive në vendin tonë, por të jetë një sistem vërtetë i drejtë dhe efektiv, i cili qytetarët e vendit tonë i trajton në mënyrë të barabartë, duke mos e veçuar askënd pavarësisht statusit të tij ekonomik, politik apo përgjithësisht, statusit shoqëror dikush mund të ketë”, ka shkruar ai në Facebook.

Dushi, ka shtuar më tej se do të mbetet pranë qëndrimi se ndërtimi i shtetit të së drejtës mbetet krye sfidë.

“Ky është synimi ynë, i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Qeverisë që udhëhiqet nga ajo. Prandaj, unë edhe më tutje mbetem pranë qëndrimit se,  ndërtimi i shtetit të së drejtës, mbetet krye sfidë  për institucionet e Republikës së Kosovës dhe për të gjithë ata që vendin duan ta shohin të zhvilluar e të integruar në institucionet ndërkombëtare”.

Ndryshe, Ministria e Drejtësisë udhëhiqet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku ministër është zgjedhur Selim Selimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori