Real Madridi po përgatitet të testojë ujërat te Tottenham Hotspur në lidhje me sulmuesin Harry Kane.

Kapiteni i Anglisë mund të jetë subjekt i një tërheqjeje transferimi këtë afat kalimtar të verës.


Reali po kërkon një zëvendësues për Karim Benzema, i cili është larguar për te Al-Ittihad në Arabinë Saudite.

Sipas mediumit The Mail në Angli dhe Sport në Spanjë, presidenti i Realit, Florentino Perez do të bëjë një ofertë për Kane në javët e ardhshme.

Ajo që mund të jetë më e vështirë sesa të bindësh Spurs për të shitur është që Kane të pajtohet me lëvizjen në La Liga.

Sulmuesi anglez dëshiron të qëndrojë në Angli dhe të mposhtë rekordin e golave ​​të Alan Shearer në Ligën Premier. /Telegrafi/

telegrafi sport app