Florentino Perez ka gjetur zgjidhjen nëse Vinicius Junior largohet – presidenti mardilen dëshiron t'i bëjë bashkë Haalandin me Mbappen

Negociatat mes Real Madridit dhe Vinicius Junior për rinovimin e kontratës janë pezulluar, pasi lojtari brazilian ka kërkuar një pagë të njëjtë me atë të Kylian Mbappes, ku tani në ambientet e klubit po flitet edhe për shitjen e brazilianit dhe zëvendësimin e tij me Erling Haaland.
Kërkesa e bërë nga agjenti i tij në takimet e fundit ka befasuar drejtuesit madrilenë, sidomos pas një sezoni ku performanca e Viniciusit ishte e luhatshme.
Për muaj të tërë, palët kishin arritur një marrëveshje paraprake, që përfshinte bonuse dhe klauzola të bazuara në objektiva, duke e bërë Viniciusin lojtarin e dytë më të paguar te Real Madridi. Por, me kërkesën për ta kaluar këtë status dhe për ta barazuar pagën me yllin francez, bisedimet janë bllokuar.
Pavarësisht kësaj situate, drejtuesit e klubit nuk janë të alarmuar. Kontrata aktuale e Viniciusit është e vlefshme deri në vitin 2026, dhe ka ende kohë për të zgjidhur gjithçka. Real Madridi pret që lojtari të rikthejë formën më të mirë këtë sezon dhe të justifikojë çdo kërkesë të re – ndonëse kërkesa për të qenë në nivelin financiar të Mbappes shihet si joreale.
Nëse nuk arrihet një kompromis, një skenar tjetër mund të jetë shitja e tij. Sipas Cadena SER, disa klube nga Arabia Saudite janë të gatshme të ofrojnë rreth 200 milionë euro, një shumë që mund të financojë projektin ambicioz të presidentit Florentino Perez, për të ndërtuar një super-duet me Mbappen dhe Erling Haaland.
Për momentin, mbetet vetëm ide, por nesë Florentino Perez e mendon, atëherë diçka mund të ndodh. /Telegrafi/





































