LAJMI I FUNDIT:

Florentino Perez “injoron” situatën e Ronaldos, nuk e përmend fare në ngjarjen mediatike

Florentino Perez “injoron” situatën e Ronaldos, nuk e përmend fare në ngjarjen mediatike

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez refuzoi të flasë për situatën e largimit të Cristiano Ronaldos në një ngjarje të mediave të hënën.

Perez u zgjodh edhe për një mandat të pestë si president i Madridit, duke e zgjatur kohën e tij me klubin deri në vitin 2021.

Perez rizgjidhet president i Real Madridit
Lexo po ashtu Perez rizgjidhet president i Real Madridit

Spekulimet për të ardhmen e Ronaldos kanë qenë të shfrenuara në ditët e fundit, me raportet se 32-vjeçari dëshiron të largohet nga klubi për shkak të autoriteteve spanjolle që thuhet se janë duke ndjekur atë mbi 14.7 milionë euro në taksa të papaguara.


Në vend që të iu përgjigjet pyetje nga mediat e mbledhur në Madrid, Perez dha një deklaratë që nuk përmendi superyllin e klubit.

“Ne kemi ndërtuar një ekip legjendar me lojtarët më të mirë në botë dhe lojtarët më të mirë në Spanjë, por edhe shumë tjerë nga akademia”, ka thënë fillimisht Perez.

Ronaldo i ka thënë edhe Zidanet që do të largohet nga Reali
Lexo po ashtu Ronaldo i ka thënë edhe Zidanet që do të largohet nga Reali

“Ky është modeli që do të vazhdojë të ndjek Real Madridi. Kur ky klub është i bashkuar është praktikisht i pa-shkatërrueshëm”, përcjell Telegrafi.

“Ky sezon ka qenë më i miri në historinë tonë”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë projekt pa rënë në kurthin e vetëkënaqësisë, duke vënë më tepër theks në të rinjtë”, përfundoi presidenti i Realit. /Telegrafi/