Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë duket se po thjeshtohen gjërat përsa i përket pamjes së jashtme. Sfilatat janë thjeshtuar, moda e rrugës është thjeshtuar e tani madje edhe ai që konsiderohet si tapeti i kuq më i rëndësishëm i vitit, ai i çmimeve Oscar, duket se është bërë më i thjeshtë se kurrë. Madje aq sa pamjet e disa prej personazheve më të famshëm, kushdo mund ta krijojë edhe vetë në shtëpi.

Kjo vlen gjithnjë e më tepër për flokët, pasi këtë vit, në tapetin e kuq janë parë disa prej modeleve më të thjeshta ku dominonin ondet natyrale stil valë deti si dhe kapjet e thjeshta, shumë larg modeleve pomopze që jemi mësuar të shohim vitet e mëparshme. Shikoni galerinë.


Olivia Wilde

Olivia Wilde Gërshet kurorë i kapur pas në një topuz

Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence Bob i lëmuar

Chrissy Teigen

Chrissy Teigen Gërshet francez i lirshëm

Margot Robbie

Margot Robbie Onde natyrale

Saoirse

Saoirse Ronan Onde natyrale stil beach waves

1024_2000

Reese Witherspoon Të drejta, të ndara thellë në anë dhe të kapura pas veshit

Alicia Vikander

Alicia Vikander Gjysmë-topuz me onde natyrale

Julianne Moore

Julianne Moore Onde natyrale të ndara me vijë në mes dhe të kapura pas veshit

Rooney Mara

Rooney Mara Mini topuzë të shtrënguar