LAJMI I FUNDIT:

Flokët e kuq, ngjyra e nxehtë e sezonit. Si t’i trajtosh gjatë verës

Flokët e kuq, ngjyra e nxehtë e sezonit. Si t’i trajtosh gjatë verës

Mënyra më e mirë për të tërhequr vëmendjen e dikujt – flokët e kuqe, mundësisht sa më të zjarrta

Është e guximshme dhe e egër, por ama kur bëhet fjalë për yjet e Hollwyood-it, e kuqja në flokë duket mjaft tërheqëse.

Kombinimi me ngjyrat e errëta apo deri edhe në të kuqen e rubinit i sjell flokët e kuq më të zjarrtë, sidomos gjatë kësaj vere.

Në të gjitha tonalitetet e saj, e kuqja në flokë gjatë stinës së nxehtë kërkon edhe shumë kujdes për të qenë e shkëlqyer, megjithatë është ngjyra që bën çdo mashkull ta kthejë kokën pas.

Jo më kot të famshmet e kanë zgjedhur tashmë: e kuqja e zjarrtë është e kuqja e parezistueshme.

Si të mos e dashurosh vështrimin e aktores Emma Stone, me flokë të shëndetshëm në një ngjyrë të kuqërremtë e me shkëlqim. Por si ia bën ajo që t’i ketë gjithmonë flokët e bukur?

Dermatologët dhe të gjithë stilistët e flokëve japin këshilla nga më të ndryshmet për kujdesin e flokëve të kuq gjatë verës, disa prej tyre i keni të renditur më poshtë.

Si fillim, nëse i keni flokët me nuancat e së kuqes, atëherë gjëja e parë që duhet të bëni është të tregoni më shumë kujdes që ngjyra të mos dëmtohet nga dielli.

– Pasi t’i keni larë flokët me shampon, përdorni një zbutës që mbron ngjyrën, lërini për një ose dy minuta, pastaj shpëlajeni.

Nëse aplikoni një produkt të që mbron ngjyrën, do të vizitoni sallonin çdo gjashtë deri në tetë javë dhe jo tri deri katër javë, siç ndodh zakonisht me të gjitha flokëkuqet.

– Para se të dalësh në diell, përdor një spërkatës mbrojtës me Spf për flokët.

– Mbani gjithmonë me vete një vaj për flokët. Edhe vaji u mbron ngjyrën flokëve dhe nuk lejon që flokët të zbardhen.

– Aplikoni maska natyrale edhe kur jeni me pushime. Ato ushqejnë flokët dhe i mbajnë ata gjithmonë të freskët.

– Përdorni një shampon specifik edhe pas ekspozimit në diell. /Telegrafi/