LAJMI I FUNDIT:

Flini nën Drita e Veriut dhe nën yje në këtë shtëpi eskimeze në Finlandë

Flini nën Drita e Veriut dhe nën yje në këtë shtëpi eskimeze në Finlandë

Kjo shtëpi eskimeze në Finlandë është duke marrë shumë vëmendje – të paktën ditëve të fundit ka marrë qindra shikime në ‘Airbnb’.

Me lokacion në regjionet e Pelkosenniemit, thellë në pyjet e errëta dhe të paprekura të Finlandës, kjo shtëpi eskimeze një-dhomëshe ka romancë të shkruar në të, transmeton Telegrafi.

Gjashtë kasolle të vogla akulli janë në dispozicion për t’u marrë me qira dhe të gjitha ato janë pjesë e një biznesi familjar.

Këto shtëpi eskimeze janë ideale për personat të cilët thjesht duan të humbasin diku në pyll për t’u relaksuar.

Hapësira brenda, e cila gjithmonë është në minus gradë Celsius, mund t’i akomodojë deri në katër njerëz dhe gjendet menjëherë afër liqenit Pyhajarvi dhe afër parkut nacional Pyha-Luosto.

Tualete? Dush? Mos u brengosni sepse të dyja gjenden menjëherë afër në fermën e nikoqirit. Gjithashtu keni edhe kuzhinë me dhomë të ndejës.

Varësisht nga periudha e vitit që e vizitoni, ky vend është ideal për t’i vëzhguar yjet dhe për t’i shikuar Dritat e Veriut apo Aurorën Polare.

Vlen të ceket se ky vend nuk rekomandohet për personat që nuk e pëlqejnë motin e ftohtë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori