Flick: Barcelona nuk është në të njëjtin nivel me PSG-në

Trajneri Hansi Flick deklaroi se Barcelona ende nuk e ka arritur nivelin e kampionëve evropian të Paris Saint-Germain.
Ekipi katalunas humbi ndaj PSG-së me rezultat 1-2 në ndeshjen e luajtur në shtëpi të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.
Humbja nga PSG edhe përkundër epërsinë prej 1-2 ka bërë që trajneri i Barçës të mos e cilësoj ekipin e tij në të njëjtin nivel me kundërshtarët.

"Që nga sot, nuk mund të themi se jemi në të njëjtin nivel me PSG-në”, ka thënë fillimisht Flick pas ndeshjes.
“Por, unë besoj te skuadra ime. Në këtë ndeshje, nuk e treguam veten nga ana jonë më e mirë”.
“Humbëm, por duam të kthehemi në nivelin tonë, kështu që duhet të stërvitemi dhe të përmirësohemi. Le të shohim se çfarë bëmë gabim", përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/




















































