Ora është një dhe biri u zgjua. Dhe, në Shqipëri ora ka ngelur një; në atë orë ku bënë mitralozi trak e trak vetëm se djali nuk kishte trakte në gji.
E para, i them ngushëllime familjes së djalit dhe nuk ka protestë e dorëheqje që do zbusi sado pak dhimbjen e atyre prindërve, e as fjalët e mia, e as fjalët e askujt, dhe as veprat e askujt. Ai djalë nuk kthehet më. Le të derdhet qielli e të fryhen lumenjtë, lotët e asaj nëne të mbysin më shumë. Janë lotët e nënës që vrasin e shkatërrojnë më shumë se 100 zjarre, më shumë se reagimi i mijëra njerëzve, më shumë se një pendim e më shumë se një dorëheqje. Nuk mjaftojnë të gjitha këto se ora ka ngelur një. Është ora e mitralozit, ora e diktaturës, ora e dhunës dhe mbi të gjitha ora që na kujton se paska tragjedi pas tragjedie.
Por, traktet nuk mbetën në gji, sepse Shqipëria reagoi. U ngritën ata që e dinë që Policia e Shtetit nuk ka qenë kurr për mbrojtjen e qytetarit, por për dhunë dhe për gjoba. Policia e shtetit, duke përjashtuar dhe policët e ndershëm që padyshim unë përulem para kapelës së tyre, në përgjithësi janë mbushur me kriminelë dhe një kupolë mafioze. Në këto pozicione zakonisht jemi mësuar të shikojmë militantët më të zjarrtë të partive. Ata që vinë me opinga dhe dalin nga ajo pozitë me pasuri për t´u pasur zili.
Policia gangstere duhet të mbarojë. Policia gjobvënëse duhet të mbarojë. Policia që cenon popullin duhet të mbarojë, policia që përdor dhunë në vend që të mbrojë popullin duhet të mbarojë.
E, kjo nuk është një kauzë partiake pasi të dyja partitë më të mëdha në vend kanë vazhduar traditën. Kanë vënë në kupolën e policisë njerëz të inkriminuar. Askush nuk pyet sa ke luftuar krimin, por sa gjoba ke vënë e sa drita ke prerë. E, sa të kemi këtë kupolë policie ne do të kemi të njëjtën situatë ku do të vritet një Klodian dhe do të ngelet gjithmonë ora një.
Le ta dijë bota mbarë që qytetarizmi jonë arriti deri aty sa nuk u cenua asnjë pronë private. Rebelimi ishte ndaj organeve drejtuese në emër të varfërisë, në emër të krimit, në emër të drejtësisë, në emër të turpit dhe në emër të dhunës dhe agresivitetit që lexohet kudo. Në qeveri, në opozitë, në polici, në media e deri tek një nëpunës i shtetit.
Njeriu që qesh se nuk qan dot po ju thotë: Të ndryshojmë akrepat pa qëndrime partiake. Asgjë nuk vlen më shumë se drejtësia dhe një jetë. Kjo luftë është e popullit. Atij populli të ndershëm që ka përjetuar vetëm shtypje dhe tradhti, që ka përjetuar varfëri të tejskajshme, që ka përjetuar marrjen e @do të drejte si qënie njerëzore. Kjo luftë është e jona. Unë me shpirt jam me ju. Jo me ata që futen për të rënduar situatën dhe as për përfitime personale e partiake. Jam me ata që në emër të Koldianit po luftojnë një fenomen me rrënjë aq të thella sa mbrojtësi bëhet ekzekutues.
E, nuk ka asnjë parti, e asnjë politikan, e asnjë pushtetar që të rrëzojë zemërimin e një të ndershmi. E, asnjë nga ata nuk do t’i dali jeta të kërkojnë falje për Klodianin, për viktimat e 11 janarit e për shumë e shumë të tjerë.
E vërtetë që asgjë nuk do ta ndalojë diellin të lindë përsëri se pas një nate të errët gjithmonë ka një agim, por Klodian nuk bënë më nëna përsëri dhe për atë nënë do të ketë vetëm perëndim.
Fli Klodian, e shumë si ti, se ora nuk do jetë më një. Shqiptarët po zgjohen. Ne do lëvizim atë orë të mallkuar në emrat tuaj. Policia e Shtetit duhet të rifitojë respektin dhe besimin e shqiptarëve. Punësoni njerëz të shkolluar, të trajnuar e mbi të gjitha të edukuar në pozicione të tilla me aq përgjegjësi ndryshe fenomenet do të vazhdojnë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLoredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt
Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër