LAJMI I FUNDIT:

Flet i riu që u rrah në Novi Sad, Brendon Gigollaj: Ndjehem i frikësuar të qëndroj në Serbi (Video)

Flet i riu që u rrah në Novi Sad, Brendon Gigollaj: Ndjehem i frikësuar të qëndroj në Serbi (Video)

Brendon Gigollaj që u rrah ditë më parë në Novi Sad të Serbisë ka rrëfyer për RTV Dukagjinin ngjarjen. Ai thotë se ende ka probleme shëndetësore, por thekson se nuk mund të kthehet në Kosovë për shkak të procedurave.

Ishte bashkë me Çlirim Malokun i cili ishte rrahur në Novi Sad të Serbisë. Brendon Gigollaj flet për RTV Dukagjini përmes telefonit. Ai tregon detajisht për natën kur u sulmuan.

“Kemi dalë në pije me atë shokun tim. Kur kemi dashtë me shkua në shtëpi e kam pyetur a po do në këmbë me shkua në shtëpi apo me taksi. Ai tha vetëm tregoj taksistit ku me ndalur se unë e kryej pagesën. Sapo u nisëm ata na sulmuan. Është e sigurt që ata ishin përpara dhe na kanë dëgjuar duke folu shqip. Në fillim më kanë sulmuar mua dhe më kanë humbur vetëdijen. Pastaj e kanë sulmuar edhe shokun tim, por unë nuk kamë parë çka kanë bërë. Kur kam ardhur në vetëdije e kam parë shokun tim dhe kam kërkuar ndihmë. Një femër që punon afër aty e ka thirrur policinë”, rrëfen ai.


Brendoni thotë se ndjehet i frikësuar të qëndrojë në Serbi, mirëpo nuk mund të kthehen në Kosovë pa përfunduar procedurat e gjykatës.

“Për momentin jam pak i rrezikuar dhe kam frikë, por deri të dalim në gjykatë nuk e di çka do të bëj”, thotë viktima e sulmit në Novi Sad.

Ai foli edhe për trajtimin në spital, ndërkohë thotë se akoma nuk e ndjen veten mirë me shëndet.

“Trajtimi (në spital) ka qenë korrekt. Janë sjellë shumë mirë me neve pavarësisht se ishim shqiptarë. Nuk jam shumë i lënduar, kam një varrë por po mundohem me kalua. Koka më dhemb, sepse më kanë rënë në kokë me shqelma, boksa, çfarë kanë mundur”, tregon ai.

RTV Dukagjini ka kontaktuar edhe më vëllaun e Clirim Malokut. Ai tha se po qëndron pranë Çlirimit në spitalin e Novi Sadit në Serbi ndërkaq tregoi se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë./Telegrafi/

https://www.facebook.com/infoboxrtvdukagjini/videos/303669440226046/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Politikë
Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Lajme
Kalo në kategori