LAJMI I FUNDIT:

Flet pronari i autobusit që u sulmua në Serbi: Ky s’është rasti i parë që po sulmohemi

Flet pronari i autobusit që u sulmua në Serbi: Ky s’është rasti i parë që po sulmohemi

Në Krushevc të Serbisë, mëngjesin e sotëm, një autobus me udhëtarë nga Kosova, është sulmuar nga persona të panjohur.

Autobusi i ka takuar kompanisë “Bici-Com” dhe pronari i kësaj kompanie ka treguar për Klan Kosova se automjeti transportues po përshkonte linjën Prishtinë-Vjenë dhe jo anasjelltas, siç gabimisht është raportuar në disa media në Kosovë.

Nga ky incident që ka ndodhur, nuk është raportuar për të lënduar, përveç dëmeve materiale.


Pronari i kompanisë së autobusëve, Behxhet Bici, ka thënë “se autobusi është përcjell nga dy vetura, njëra e vogël dhe një kombi. Personat në automjete i kanë raportuar njëri-tjetrit për lëvizjet e autobusit”.

“Në momentin që autobusi ka hyrë në kthesë është goditur me një shishe dhe si pasojë është thyer xhami i parë i autobusit. Fatmirësisht shoferi nuk e ka lëshuar rrugën kryesore për ta humbur drejtimin, ndërsa në autobus kishe 25-26 udhëtarë”, ka thënë Bici. “Autobusi po qëndron në Serbi. Për të mos e ndalë rrugën aty ka arritur një tjetër nga Kosova për t’i dërguar udhëtarët në Austri”.

Bici tha se ky nuk është rasti i parë që autobusët e kësaj kompanie janë sulmuar në Serbi, sepse “para 10 ditësh në të njëjtin vend vetëm 200 metra më larg është sulmuar nga mbrapa dhe i është thyer xhami, por nuk e kem lajmëruar në media me pretendimin se nuk do të ndodhte më”.

“Nesër rreth orës 10-11 pritet ta marr edhe raportin nga policia, sepse sot nuk e kemi marrë me arsyetimin se është e diel dhe janë në pushim” tha Blici për Klan Kosovën.

Për këtë rast ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Ai ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se këto raste janë duke u shpeshtuar dhe askush s’po ndëshkohet.

”I dënoj fuqishëm sulmet vandale ndaj qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë në Serbi. Këto sulme janë duke u bërë sistematike dhe askush nuk po ndëshkohet”, është shprehur Hoxhaj në reagimin e tij në rrjetin social Twitter. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori