Flet kryeinxhinieri, tregon se kur dhe si u prodhua traktori i parë në Shqipëri (Foto)
![Flet kryeinxhinieri, tregon se kur dhe si u prodhua traktori i parë në Shqipëri (Foto)](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/11/tt2-e1541678723749-780x439.jpg)
Traktori i parë shqiptar, i njohur si produkt “Made in Albania” e ka fillimin e tij në vitin 1978, kur pas ngritjes së Kombinatit mekanik të Auto-traktorëve, nisi me prodhimin e pjesëve të para të këmbimit për motorët e automobilave dhe të traktorëve.
Traktori i parë shqiptar, tip DT-54, sipas modelit kinez të traktorëve me zinxhirë të asaj kohe zyrtarisht, është përuruar më 16 tetor 1978. Daton në 16 tetor, pikërisht në ditën e 70 vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës, dhe kjo është sanksionuar edhe në një pllakat të vendosur në ballinën e traktorit.
Për të paktën 10 vjet rresht ai ka qenë njeriu i dytë i një prej uzinave më të rëndësishme të industrisë mekanike shqiptare, siç ishte “Uzina e Traktorëve”.
Ndërsa i pari i kësaj uzine ishte Pilo Peristeri, ish-anëtar i Byrosë Politike të cilit Enver Hoxha i pat besuar drejtimin e këtij segmenti të industrisë së rëndë.
Maqo Bleta, ish-kryeinxhinieri i Kombinatit të Autotraktorëve, e më pas ish-zv/ministër i Industrisë, rrëfen se si u realizua projekti për prodhimin e traktorit të parë shqiptar, në përurimin e të cilit shkoi vetë kryeministri Mehmet Shehu i cili për punonjësit e Kombinatit bëri dhe një show duke manovruar me traktorin e prodhuar prej tyre.
Maqo Bleta thotë se vajtja në Kinë qe një shkollë e dytë për të.
“Në atë kohë tek ne ekzistonte një uzinë mekanike shumë pak e zhvilluar. Praktikën në Kinë, e bëra tek Uzina e Parë e Traktorëve, me rreth 250 mijë punëtorë, ku në çdo 50-60 sekonda prodhohej një traktor. Vetëm një repart instrumental kishte 35 mijë punëtorë. Atje u njoha me shumë gjëra: organizimin e projektimit të dokumentacionit teknologjik e arkivimin e tij, që tani quhet gjë e thjeshtë. Imagjino që një traktor kishte rreth 2500 detale dhe për t’i prodhuar ato nevojiteshin rreth 30 mijë lloje atrecatura teknologjike si instrumente prerës, ndihmës, matës, forma, konkilje, pajisje teknologjike, stampa të ftohta e të nxehta. Të gjitha këto duhet t’i gjeje në një arkiv teknik për disa sekonda. Atëherë duhej një sistem i tillë organizimi që të gjeje sa më shpejt dokumentacionin”.
Në vitin 1978 u arrit prodhimi i traktorit të parë shqiptar. Në Kombinat erdhën dy nga drejtuesit më të rëndësishëm të vendit, Hysni Kapo në linjën e partisë dhe Mehmet Shehu nga ekzekutivi. Maqo Bleta kujton.
“Kryeministri hipi në traktor dhe në vend që t’i fuste marshin e dytë, i futi atë në ‘rikuerc’. Mirëpo prapa ishin punëtorët që e kishin rrethuar nga entuziazmi. Fati që nuk u shtyp ndonjë. Pas kësaj kryeministri bëri ca prova. Prodhimi i traktorit, më tepër qe një simbol për t’i treguar botës se ç’ishte në gjendje të bënte Partia e Punës. Që ne çdo gjë e bëjmë me forcat tona”. /Tema/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Nëna ndërroi vendet me motrën e saj binjake dhe u përpoq të mashtronte vajzën e saj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/c15752ac-1e2b-49c2-9418-b0777f3498d7-380x233.jpg)
Nëna ndërroi vendet me motrën e saj binjake dhe u përpoq të mashtronte vajzën e saj
![Gabimi i punonjësit të zyrës i sjell amerikanes dy milionë dollarë në lotari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-24-380x233.jpg)
Gabimi i punonjësit të zyrës i sjell amerikanes dy milionë dollarë në lotari
![Menduan se do të shohin peizazhet piktoreske me borë, zhgënjehen vizitorët me fshatin kinez – e kishin mbuluar me pambuk e rërë të bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-197-380x233.jpg)
Menduan se do të shohin peizazhet piktoreske me borë, zhgënjehen vizitorët me fshatin kinez – e kishin mbuluar me pambuk e rërë të bardhë
![Menduan se do të shohin peizazhet piktoreske me borë, zhgënjehen vizitorët me fshatin kinez – e kishin mbuluar me pambuk e rërë të bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-197-780x439.jpg)
Menduan se do të shohin peizazhet piktoreske me borë, zhgënjehen vizitorët me fshatin kinez – e kishin mbuluar me pambuk e rërë të bardhë
![Peshku i “kiametit” gjendet në plazhin e Ishujve Kanarie, parashikon se ‘diçka e keqe do të ndodhë’ – ndjellë panik dhe frikë te banorët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-185-780x439.jpg)
Peshku i “kiametit” gjendet në plazhin e Ishujve Kanarie, parashikon se ‘diçka e keqe do të ndodhë’ – ndjellë panik dhe frikë te banorët
![Gabimi i punonjësit të zyrës i sjell amerikanes dy milionë dollarë në lotari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-24-780x439.jpg)
Gabimi i punonjësit të zyrës i sjell amerikanes dy milionë dollarë në lotari
![Yllin e filmave për të rritur e ngatërrojnë me pilotin e aeroplanit Delta që u rrëzua në Toronto](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2-28-780x439.jpg)
Yllin e filmave për të rritur e ngatërrojnë me pilotin e aeroplanit Delta që u rrëzua në Toronto
![Nëna ndërroi vendet me motrën e saj binjake dhe u përpoq të mashtronte vajzën e saj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/c15752ac-1e2b-49c2-9418-b0777f3498d7-780x439.jpg)
Nëna ndërroi vendet me motrën e saj binjake dhe u përpoq të mashtronte vajzën e saj
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame