Kevin Hart dhe dy të tjerë janë përfshirë në një aksident automobilistik në Calabasas, Kalifornia.

Hart dhe shoferi, Jared Black, pësuan "plagë të mëdha në shpinë" dhe u transportuan në spitalin më të afërt për trajtim, thuhet në raport.


Black po ngiste veturën, sipas raportit, kur humbi kontrollin e automjetit. Doli nga rruga dhe u rrokullis në argjinaturë.

e7fcd7333de741bea683f52b5f1e2e2c md 2

Tashmë ka folur edhe bashkëshortja e aktorit, Eniko Hart Parrish, e cila ka pohuar se është shumë mirë me shëndet.

“Ai është i shkëlqyeshëm”, i tha Eniko për TMZ kur u pyet për gjendjen aktuale të Kevinit. “Ai do të jetë mirë.” Ajo shtoi, “Ai është i mirë. Të gjithë janë mirë, faleminderit Zotit. … Ai është mirë. Ai është zgjuar”.

Ndryshe, artisti është dashur që në ditët në vijim të merrte pjesë në xhirimet e një filmi të ri hollivudian. /Telegrafi/