Top Channel në bashkëpunim me drejtorinë e zjarrfikës së Tiranës simuluan ditën e enjte një situatë tërmeti. Me marrjen e thirrjes nga qytetarët, salla operative njofton në radio grupin e zjarrfikëses, shoqëruar me zilen që lajmëron se ka rënë tërmet.
Siç ishin tërmetet e ditës së mërkurë, sekonda të frikshme paniku, ku megjithatë kërkohet që qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të marrin masat e tyre
“Rrugëkalimet për qytetarët duhet të jenë gjithmonë të hapura, duke përfshirë edhe dyert e brendshme të banesës ose të objekteve ku ata punojnë për arsye se kur bie tërmet, nëse dera është e mbyllur ajo bëhet bllokim për kalimin e qytetarëve. Sistemin elektrik duhet ta mbyllin, po ashtu edhe sistemin hidrik ku bëjnë pjesë impianti i ujësjellësit. Të qëndrojnë afër kolonave të ndërtesës, mund të qëndrojnë poshtë hapësirës së derës. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm që të bëjnë mbylljen e automateve, që të mos shkaktohet zjarr”, tha Arjan Ahmetaj, shefi i sektorit të parandalimit, pranë zjarrfikëses së Tiranës.
Për shefin e sektorit të parandalimit te zjarrëfikësja e Tiranës, rol të rëndësishëm duhet të luajnë veçanërisht administratorët e pallateve.
“Duhet të vendosë numrin e kontaktit, që nga 128 i shërbimit zjarrfikës, numrin 112 të emergjencave civile dhe t’i tregojë banorëve të pallatit që ka një vend evakuimi që është jashtë rrezikshmërisë”, shprehet Ahmetaj.
Salla operative funksionon gjatë gjithë 24 orëve, pa pushim, por me gjithë angazhimin për të evakuar banorët në rastet e katastrofave natyrore, në terren grupet e zjarrfikësve hasin vështirësi për të ofruar ndihmë.
“Ne kërkojmë me forcë që të gjitha subjektet private apo banesat të jenë të pajisura me shkallë te emergjencës për të pasur rrugëkalimet e lira për qytetarët. Nuk kanë të gjithë, ne kemi qenë rigoroz të pajiset me rrugëkalime për rastet e fatkeqësive natyrore”, deklaroi shefi i parandalimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAlarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar - këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë
Rritje e temperaturave gjatë kësaj jave
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron