I burgosuri në burgun e Dubravës, Agim Hoti ka treguar ekskluzivisht për Telegrafin se kush ka qëndruar pas deklaratave që ai i kishte bërë në muajin prill të vitit 2012, ku kishte thënë se ka qenë autor i dy tentativave për atentat ndaj ish- presidentit Ibrahim Rugova.
Hoti ka thënë se pas tërë këtyre spekulimeve qëndrojnë hetuesit e EULEX-it dhe ish-prokurori italian Maurizio Salustro.
Ai ekskluzivisht për Telegrafin ka treguar po ashtu se kishte rënë në kontakt me Gani Gecin, i cili i kishte dhënë numrat e kontaktit të gazetarëve, Kastriot Jahaj, i cili atë kohë punonte në “BIRN” dhe të gazetarit Bajrush Morina, i cili për një moment e kishte “tradhtuar” Hotin, duke ia publikuar deklaratën për atentatin ndaj Ibrahim Rugovës.
“Pra kanë qenë tre hetues të EULEX-it emrat e të cilëve i di por për arsye të ndonjë hakmarrje nuk po i them mirëpo po I përmendi vetëm kombësitë e tyre. Ka qenë një bullgarë, një gjerman dhe një holandez dhe ata më thanë se nëse unë u bëhem dëshmitarë I mbrojtur dhe më thanë që ti duhesh të dëshmosh kundër Xhavit Halitit, Sami Lushtakut, Agron Haradinajt, Rexhep Selimit, Sabit Gecit, Azem Sylës, Fatmir Limajt etj, dhe më ofruan favore dhe privilegje, në rend të parë më thanë se do të nxjerrim nga burgu dhe më kanë vënë një hartë përpara dhe më thanë zgjidh ku po dëshiron të shkosh në cilin vend të Evropës, e po ashtu më thanë se do t’i marrim të gjithë anëtarët e familjes. Unë isha i tronditur me atë se çfarë thanë ata. Ata kërkuan nga unë që të dëshmojë kundër këtyre personave që kinse unë paskam qenë një ekzekutues si në kohën e luftës ashtu edhe atë të pasluftës”, ka treguar Hoti.
Ai ka theksuar gjithashtu se Maurizio Salustro, i kishte kërkuar të dëshmonte kundër Azem Sylës, Sami Lushtakut, Rexhep Selimit, Xhavit Halitit, Sabit Gecit dhe Fatmir Limajt, për krime lufte.
Krejt në fund, Agim Hoti ka thënë se këtë po e bënë për hir të së vërtetës edhe pse është i vetëdijshëm që do t’i hakmerren për këtë.
Agim Hoti në mars të vitit 2015 është dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për dy vrasje të mbetura në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ai akuzohej se në bashkëkryerje me katër persona tjerë në vitin 2007 kanë tentuar ta vrasin Anton Berishën që në atë kohë ishte drejtor i Bordit të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit.
Më poshtë ua sjellim deklaratën e plotë të Agim Hotit dhënë ekskluzivisht për Telegrafin:
Unë, Agim Hoti deklaroj se kam qenë shumë i atakuar nga mediat e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare gjatë kësaj dekade veçanërisht jam direkt i atakuar se kinse unë kam qenë atentatori ndaj ish presidentit Ibrahim Rugova.
Por pas tërë këtyre spekulimeve qëndron e vërteta se unë e kam deklaruar këtë që është shkruar në media, dhe pas këtyre spekulimeve qëndron e vërteta se mua më ka shtyrë komponent e drejtësisë së EULEX-it në Kosovë në muajin prill të vitit 2012. Në këtë vit kam rënë në kontakt me Gani Gecin dhe ai më ka dhënë një numër të një gazetari që në atë kohë punonte për kompaninë mediale “BIRN”, Kastriot Jaha pastaj e kam kontaktuar prapë Gani Gecin dhe ai më tha të kontaktojë me gazetarin Bajrush Morina dhe Bajrushi më ka thënë që të mos flisja më me askënd pasi që tha shpejtë do të vijnë hetuesit nga EULEX-i dhe po ashtu ndodhi kanë ardhur EULEX-i dhe më kanë thënë se ti duhet të deklarosh se ti je ai i cili ka shtënë në Ibrahim Rugovën dhe më kanë dhënë instruksionet se çfarë duhet të them e çfarë jo si dhe më kanë tërhequr vërejtjen që të mos flisja me askënd. Pas kësaj vizite jamë këthyer në pavijon dhe me tu kthyer në pavijon më ka kontaktuar Bajrush Morina dhe më tha se ata shumë shpejt prapë kanë me të vizituar, dhe pas dy ditësh erdhën dhe më pyeten se atë ka ngucur dikush, por kësaj here kishin ardhur me porosi të qarta pra me porosi konkrete me emrat e mbiemrat që janë si urdhërdhënësit e mi.
Pra kanë qenë tre hetues të EULEX-it emrat e të cilëve i di por për arsye të ndonjë hakmarrje nuk po i them mirëpo po i përmendi vetëm kombësitë e tyre. Ka qenë një bullgarë, një gjerman dhe një holandez dhe ata më thanë se nëse unë u bëhem dëshmitarë i mbrojtur dhe më thanë që ti duhesh të dëshmosh kundër Xhavit Halitit, Sami Lushtakut, Agron Haradinajt, Rexhep Selimit, Sabit Gecit, Azem Sylës, Fatmir Limajt etj, dhe më ofruan favore dhe privilegje, në rend të parë më thanë se do të nxjerrim nga burgu dhe më kanë vënë një hartë përpara dhe më thanë zgjidh ku po dëshiron të shkosh në cilin vend të Evropës, e po ashtu më thanë se do t’i marrim të gjithë anëtarët e familjes. Unë isha i tronditur me atë se çfarë thanë ata. Ata kërkuan nga unë që të dëshmojë kundër këtyre personave që kinse unë paskam qenë një ekzekutues si në kohën e luftës ashtu edhe atë të pasluftës. Pra gjoja se me urdhrin e këtyre komandantëve që kinse e paskam vrarë Xhemajl Mustafën e kjo me urdhrin e Xhavit Halitit dhe Rexhep Selimit dhe se kinse unë paskam bërë atentat ndaj Ibrahim Rugovës, mi dhanë datat se kur kanë ndodhur këto ngjarje dhe më thanë se ti duhet të shkruash me veqnati këto dy atentate dhe mi dhanë emrat se personave që kinse kanë qenë urdhërdhënësit e mi Xhavit Haliti, Agron Haradinaj, Artan Nimani e po ashtu më dhanë edhe emrin e një femre që kurrë në jetën time nuk e kisha dëgjuar ajo quhej Mimoza.
Unë kam shkruar çfarë ata më kanë thënë, dhe kjo bisedë ka zgjatur rreth 5 orë. Unë pastaj jam kthyer në pavijon dhe në mbrëmje më ka telefonuar Bajrush Morina dhe më pyeti se çfarë të thanë dhe unë i tregova i thashë që më thanë që ti je ai kinse e paskam gjuajtur Ibrahim Rugovën me këtë datë dhe me atë datë, dhe më tha diktomë çfarë ke shkruar dhe ai e kishte incizuar bisedën dhe vetëm kur e kam parë pastaj që e kishte publikuar artikullin në gazetën “Bota Sot” asokohe. Pas publikimit të këtij artikulli më erdhën sërish EULEX-i dhe kësaj here kishin marrë me vete një prokurorë, dhe me thanë se quhet Maurizio Salustro, i cili më tha: “Agim qenke në rrezik dhe do ta kesh fatin e njëjtë me atë të Agim Zogajt” dhe më pyeti a e ke njohur dhe unë u frikësova ai për një moment ma qiti një letër përpara dhe më tha shkruaj çfarë të them unë. Ai më tha duhet të dëshmosh kundër këtyre komandantëve Azem Sylës, Sami Lushtakut, Rexhep Selimit, Xhavit Halitit, Sabit Gecit dhe Fatmir Limajt. Unë e pyeta se çfarë të them për këta ai më tha: “që të dëshmosh kundër tyre për krime lufte” dhe unë I thash po mirë por unë këta njerëz nuk i njoh dhe ai prapë insistoj dhe unë i thash që nuk kam çfarë të them për këta persona që kurrë në jetën time nuk i kamë parë, dhe prokurori Salustro u nervozua dhe i ra tavolinës me dorë dhe unë i kërkova përkthyesit t’i thotë që të më lirojnë dhe të shkojë në pavijon dhe pas 5 minutave më liruan.
Dhe krejt në fund këtë po e bëjë për hir të së vërtetës dhe e di se do të më hakmerren por këtë po e bëjë për hir të së vërtetës dhe kombit tim dhe jam shumë i sigurt që të gjithë ata që janë duke dëshmuar janë të kompromentuar, të shantazhuar dhe të manipuluar nga njerëz të shërbimeve që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe gjithë kombit shqiptarë.
I dënuari Agim Hoti
Dubravë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja nën presion, kërkohet qasje në arkivat serbe dhe nisjen e gërmimeve për të zhdukurit

Trump kërkon mbylljen e dy mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Shëndetësia ende me letra e protokolle, Sistemi Informativ Shëndetësor mbetet premtim zgjedhor

Trump kërkon mbylljen e dy mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

BE-ja nën presion, kërkohet qasje në arkivat serbe dhe nisjen e gërmimeve për të zhdukurit

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, LVV merr 42.30%, PDK - 20.95%, LDK - 18.27%

Top 10 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE