Flasin dëshmitarët që u keqtrajtuan gjatë luftës nga ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo (Video)

Ministri i ri Bujqësisë, Nenad Rikalo, po akuzohet për torturim të qytetarëve të Prishtinës gjatë kohës së luftës.
Banorët e ndërtesës në 'Kurriz' të Dardanisë kanë rrëfyer ekskluzivisht për arbresh.info torturat që ua ka bërë ministri Nenad Rikalo.
Kushtrim Beqiri, banor i kësaj ndërtese, thotë se Rikalo ka banuar në këtë ndërtesë me babin, ëmën dhe vëllain e tij, raporton arbresh.info.
Ai thotë se Nenadi bashkë me vëllain e tij Goranin janë mobilizuar sapo ka filluar lufta.
Beqiri rrëfen për maltratimet dhe torturat që ua kanë bërë fqinjëve të tyre shqiptarë vëllezërit Rikalo.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































