LAJMI I FUNDIT:

Flamuri i Kosovës vendoset në objektin e ish-komunës paralele veri të Mitrovicës

Flamuri i Kosovës vendoset në objektin e ish-komunës paralele veri të Mitrovicës

Në objektin, që strukturat ilegale serbe e shfrytëzuan deri më 30 gusht, si komunë paralele në Lagjen e Boshnjakëve në veriun e Mitrovicës, Policia e Kosovës sot ka vendosur flamurin, simbolin shtetëror të Kosovës.

Siç njofton gazetarja e Telegrafit nga Mitrovica, Blinera Mehmeti, policia gjithashtu ka larguar materialet dhe gjësende të tjera që ishin brenda objektit që u shfrytëzua nga strukturat paralele në Lagjen e Boshnjakëve.


Në të njëjtën kohë policia e ka rrethuar me shirit objektin, me qëllim që të pamundësohet qasja në të.

Pas mbylljes së e pesë institucioneve paralele serbe në veri të vendit, policia ka nisur me vendosjen e simboleve shtetërore të Kosovës pranë dhe në objektet e tjera në veri, që u shfrytëzuan nga strukturat ilegale serbe, raporton Telegrafi.

Autoritetet shtetërore të Kosovës i kanë mbyllur më 30 gusht pesë institucione paralele serbe në veri të vendit që kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë, duke e “cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

Institucionet e mbyllura janë Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori