Manifestimi kombëtar kulturor “Flaka e Janarit”, ngjarje tradicionale që organizohet në Gjilan, zyrtarisht sot ka marrë statusin e mbrojtjes së trashëgimisë shpirtërore kulturore.

Kjo u realizua pasi Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e shoqëruar nga zëvendësministrja Valdete Bajrami, ia dorëzoi dosjen e manifestimit kryetarit të komunës, Lutfi Haziri.


Ministrja Dumoshi ka folur për rëndësinë e këtij manifestimi dhe ka vlerësuar që 29 manifestimet që janë mbajtur, nga viti në vit, “Flaka” ka pasur shumë avancime.

foto1 1

“Vitin e ardhshëm, së bashku festojmë 30 vjetorin, prandaj na obligon ta ruajmë, zhvillojmë dhe afirmojmë edhe në përmasa ndërkombëtare, si të veçantë meqë nderon figurat më të ndritshme të kulturës dhe të kombit”, u shpreh ndër të tjera ministrja Dumoshi, duke potencuar faktin se më parë ky manifestim është organizuar nën përkujdesjen e komunës, kurse tani e tutje do te jemi së bashku, por gjithsesi dhe me të tjera institucione të kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

“E vlerësoj manifestimin Flaka e Janarit, sepse nga fillimi i është përmbajtur skenës programore, duke respektuar katër shtyllat respektivisht katër veprimtari komplekse si: Arti Pamor, Arti Skenik, Arti Letrar, dhe Arti Muzikor, shtylla këto që identifikohen me veprimtarinë krijuese të Jusuf Gërvallës, kurse vet manifestimi nis rrugëtimin ne përvjetorin e heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka me aktivitete te mbajtura në Breslac, Gjilan dhe Perlepnice”, sqaroi tutje ministjra Dumoshi, duke u shprehur se ky manifestim, veç tjerash ka nderuar shume krijues, edhe shume të tjerë që priten të nderohen në vitet në vazhdim.

foto2 2

Ministrja Dumoshi premtoi se ky manifestim do të përkrahet nga MKRS-ja pasi që, si organizim “Flaka e Janarit” mundëson pjesëmarrjen e artistëve kulmor të kombit dhe afirmon kulturën e vlerat tona.

Ndërkaq, kryetari Haziri e falënderoi ministren dhe MKRS-në për këtë vendim për ta futur në mbrojtje manifestimin e “Flakës” duke i dhënë peshë, vlerësim e rëndësi këtij organizimi. “Kjo është mirënjohja më e madhe që i jepet Gjilanit, duke shtuar se rangohet me mirënjohjen që Parlamenti Europian ia ka dhënë me epitetin “Qytet i Paqes” dhe në rrafshin e mirënjohjes kolektive të Presidencës së Kosovës si “Qytet i Lirisë”. Për 30 vjet, burra e gra në Gjilan, në ditët më të vështira dhe në ditë të mira, janë gjunjëzuar para veprës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, të cilët i kanë dhënë këtij vendi ditën e bardhë të lirisë. Janari kudo është ‘muaj i vdekur’, vetëm ne bëjmë përjashtim sepse më 11 janar, në ditën e rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, fillojmë me këtë manifestim dhe i përfundojmë aktivitetet më 31 janar, në nderim të të rënëve përmes vlerave kulturore’, ka thënë Haziri.

foto4 2

Manifestimi kombëtar i kulturës “Flaka e Janarit”, u themelua dhe nisi rrugëtimin me 18.01.1992, në 10 vjetorin e shënimit të rrënjës së heronjve të Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Konsiderohet një organizim ndër më unikët dhe i vetmi i këtij lloji në trevat e Ballkanit.

foto5 1

foto3 1