Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë me pushimet luksoze që po i kalon në Maldive.

Këngëtarja dhe tashmë bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, kanë shpërndarë imazhe të ndryshme në profilet e tyre në rrjetet sociale, nga momentet e bukura që po i kalojnë bashkë.


Ndërsa gjatë të dielës, Fjolla i ka mahnitur mbi 427 mijë ndjekësit e saj në Instagram me pozat e reja që i ka publikuar.

fjolla 2 (Foto: Instagram/fjolla.morina)

Ajo është paraqitur në një plazh të bukur, e veshur me bikini duke vënë në plan të parë edhe tatuazhet.

“Nga xhungla”, është përshkrimi që këngëtarja ka zgjedhur për këto fotografi. /Telegrafi/

fjolla 3 (Foto: Instagram/fjolla.morina)

fjolla 1 1 (Foto: Instagram/fjolla.morina)