LAJMI I FUNDIT:

Fivestar ia kthen pesë yje hotelit Grand

Fivestar ia kthen pesë yje hotelit Grand

Qindra persona, duke përfshirë fytyra të njohura publike, morën pjesë sot në hapjen solemne të qendrës së tretë të fitnesit dhe atletikës Fivestar në hotelin Grand në Prishtinë.

Pronarët u shprehen tejet të kënaqur me numrin e madh të njerëzve që e frekuentuan qendrën e re, e cila do të menaxhohet nga instruktorë profesionistë me përvojë të gjatë në këtë industri.

2

Fivestar në Grand posedon një hapësirë prej 1000 m2 dhe 120 pajisje moderne të përmasave dhe standardeve ndërkombëtare. Siç jeni mësuar tashmë, Fivestar sjell gjithmonë risi. Kësaj radhe risi është aplikimi i sistemit “Queenax Functional Training”, që është sistemi i parë i gym-it që shfrytëzon tërë hapësirën – dyshemenë, muret, tavanin dhe hapësirat e hapura. Është kombinim i përkryer për përmirësimin e fuqisë dhe lëvizshmërisë tonë.

1

“Prishtina ka nevojë për qendra të fitnesit dhe atletikës që ofrojnë shërbime dhe produkte premium, të cilat nuk mund t’i gjesh askund në rajon. Duke e parë se klientët tanë janë mjaft të interesuar dhe të kënaqur me punën tonë, ne vendosëm që pas lagjes Arbëria dhe Bregu i Diellit, ta sjellim Fivestar në qendër të Prishtinës. Në këtë mënyrë klientët tanë do të kenë qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në palestrën e fitnesit, madje edhe para apo pas përfundimit të orarit të punës”, thotë Fabian Rrecaj, kryetrajner i Fivestar.

Qendra e re e Fivestar në Prishtinë do të punojë 24/7 dhe do të ofrojë shërbime të kualitetit të lartë, që mundësojnë kujdes të shtuar fizik dhe shëndetësor. Klientët do të kenë në shfrytëzim pajisjet e gjigantit botëror Precor, të cilat posedojnë modulin digjital për numërimin e njësive të ushtrimeve dhe për matjen e kohës së pauzave në mes të tyre. Në saje të teknologjisë së re, mundësohet lidhja direkte me aplikacionin Preva, që mundëson monitorimin e rregullt të lëvizjeve dhe ushtrimeve, djegies së kalorive si dhe përcjelljes së rezultateve direkte në platformën online në internet. Po ashtu ky aplikacion mundëson që klientët të krijojnë rrethin e tyre me miqtë e tyre nëpër botë, duke sfiduar njëri tjetrin dhe rezultatet e tyre në ekran, duke motivuar kështu njëri tjetrin për përmirësime të vazhdueshme.

4

Që nga hapja e parë e qendrës së fitnesit dhe atletikës Fivestar në Prishtinë, pronarët kanë bërë një investim prej rreth 2,5 milionë euro dhe kanë hapur dhjetëra vende pune. Krahas hapjes së qendrës së re në hotelin Grand, pronarët synojnë që në të ardhmën e afërt Fivestar të jetë afër klientëve të tij edhe nëpër qendrat tjera të Kosovës.

Me hapjen e qendrës së re në Prishtinë dhe shërbimet premium, Fivestar po ia kthen edhe hotelit Grand pesë yjet e munguara kohëve të fundit. /Telegrafi/