LAJMI I FUNDIT:

Fituesit e zgjedhjeve në komunat e veriut shprehen të zhgënjyer

Fituesit e zgjedhjeve në komunat e veriut shprehen të zhgënjyer

Tre kryetarët e dalë nga zgjedhjet lokale të 15 nëntorit në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kërkojnë nga institucionet vendore që t’ua mundësojë ushtrimin e detyrës së fituar. Në të kundërtën ata thonë se do të kërkojnë dëmshpërblim.

Naser Ferizi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës që ka fituar në zgjedhjet lokale në komunën e Zubin Potokut, Ardita Krasniqi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – fituese në komunën e Leposaviqit, dhe Semi Kelmendi, kryetar i Zveçanit – po nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i thanë Radio Kosovës se janë të gatshëm që nëse Qeveria nuk ua mundëson ushtrimin e detyrës së fituar, të kërkojnë dëmshpërblim dhe atë nëpërmjet drejtësisë.

Tre kandidatët fitues të komunave të veriut të Kosovës duan që të paktën të konsiderohen si kryetarë dhe të jenë të paguar njëjtë sikurse fituesit e komunave tjera të vendit.


Megjithatë Ministria e Pushtetit Lokal nuk u jep shumë shpresë. Për këtë Qeveria nuk ka një vendim dhe e quan çështje komplekse. Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, tha për Radio Kosovën se situata e tre fituesve në zgjedhjet lokale është shumë komplekse. Sipas tij, duhet të bëhet një analizë për shkak se asnjë institucion vendor nuk ka një vendim për këtë çështje.

“Jemi në konsultime me të gjithë akterët dhe nuk kemi vendim, shpresojmë se do ta kemi shpejtë. E gjithë kjo është shtyrë për arsye të mungesës së presidentit dhe disa angazhimeve të kryeministrit. Ne jemi duke e analizuar këtë dhe dua të them se askush nuk është i interesuar që të shkelet ligji, por është situata shumë komplekse, e cila na detyron ta bëjmë një analizë, dhe, varësisht nga rezultati kandidatët do të kenë të drejtë në reagimet e tyre”, sqaroi Ferati.

Ndërkohë, fituesve të garës së 15 nëntorit në këto tri komuna ushtrimin e detyrës ua bënë më të vështirë një strategji e bashkësisë evropiane dhe e institucioneve vendore për veriun e Kosovës, që synon vendosjen nën juridiksionin e shtetit më të ri gjithë veriun dhe parasheh edhe organizimin e zgjedhje lokale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kah fundi i vitit 2010. /RTK/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori