LAJMI I FUNDIT:

Fitorja e shtatë radhazi për Ponte Prizrenin, mposht Sigal Prishtinën në kryeqytet

Fitorja e shtatë radhazi për Ponte Prizrenin, mposht Sigal Prishtinën në kryeqytet
(Foto: basketbolli.com)

Ponte Prizreni e ka mundur Sigal Prishtinën në udhëtim me rezultat 70-80 (18:18, 12:27, 15:12, 25:23), në kuadër të javës së 12-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar dhe këtë e dëshmon edhe rezultati 18:18. Periudha e dytë ishte vendimtare në këtë përballje. Mysafirët e fitojnë këtë pjesë 12:27, për të shkuar në pushim me rezultat 30-45.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, 15:12 dhe 25:23, megjithatë, Ponte Prizreni triumfoi në fund 70:80, që ishte e shtata radhazi në këtë edicion të Superligës.


Te Sigal Prishtina u dalluan Fisnik Rugova me 19 pikë e 10 kërcime, Daniel Lekndreaj me 12 pikë e tetë kërcime dhe Meriton Ismaili me 12 pikë, kurse te Ponte Prizreni më të mirët ishin Josh Martin me 18 pikë e 18 kërcime dhe Arti Hajdari me 23 pikë.

Sigal Prishtina ka tri fitore dhe nëntë humbje, kurse Ponte Prizreni nëntë fitore dhe tri humbje.

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Ndërkombëtare
Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Premier League
Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori