Instituti GAP ka prezantuar të dhëna lidhur me fitimin neto të 10 supermarketeve më të mëdha në vend për katër vite radhazi, vitin 2021, 2022, 2023 dhe 2024.

Sipas grafikës të publikuar nga GAP e që i është referuar të dhënave nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar fitimi neto i 10 supermarketeve më të mëdha në Kosovë gjatë periudhës 2021–2024 ka qenë 130.4 milionë euro.


Nga këto të dhëna del se fitimi neto i 10 supermarketeve më të mëdha përgjatë këtyre katër viteve ka shkuar duke u rritur, nga 23.4 milionë euro në vitin 2021 në 42.9 milionë në 2024.

Fitimi neto përgjatë katër viteve:

2021: 23.4 milionë €

2022: 29.5 milionë €

2023: 34.6 milionë €

2024: 42.9 milionë €. /Telegrafi/