LAJMI I FUNDIT:

Fisnik Vejsa, producenti i “O Sa Mirë” tregon shumëçka rreth serialit: Si lindi ideja dhe risitë që na presin gjatë 2018

Fisnik Vejsa, producenti i “O Sa Mirë” tregon shumëçka rreth serialit: Si lindi ideja dhe risitë që na presin gjatë 2018

Ka katër vjet që po transmetohet në ekranet televizive seriali “O Sa Mirë”, i cili do të vazhdojë edhe për shumë vite.

Por, shumë pak kush din se prapa këtij projekti gjigant qëndron producenti i suksesshëm, Fisnik Vejsa.


Ky i fundit ndonëse me profesion është veterinar, ka arritur që një ide fillestare ta shndërroj në një prej krijimeve artistike më të shikuara të momentit.

Fisi i përkushtuar në punën e serialit “O Sa Mirë”

Fisi, siç e thirrin miqtë, ka gjetur pak kohë për të folur për Telegrafin, ku ka zbardhur disa të pathëna rreth serialit që po hyn në vitin e pestë të transmetimit.

Finsik Vejsa ndryshe ka qenë në krye edhe të reality shout të parë në Kosovë, i njohur si “Shpija e Kosovës” si dhe emisionit të televiziv dedikuar kafshëve “Fauna Jonë”

Fisnik, vitin 2017 e mbyllni me një projekt madho si serialin “O Sa Mirë”?
Fisnik Vejsa: Të them sinqerisht, jam i kënaqur me atë që po japin aktorët në seria. E gjithë kjo arritje është në saje të tyre. Puna e tyre ka bërë që shikuesit të ndahen të kënaqur. E kjo më bënë që unë të angazhohem edhe më tepër në këtë projekt. Viti 2017 ishte ndër sezonet më të suksesshme, por 2018 do të na gjen edhe më të kompletuar dhe me situata interesante në seria. Unë ju premtoj shikuesve se nuk do të zhgënjehen edhe me episodet e vitit të ardhshëm.

Na tregoni se si lindi ideja e serialit më të shikuar në Kosovë “O Sa Mirë”?
Fisnik Vejsa: Ideja ka lindur në vitin 2009, kur në atëbotë Alban Jaho, CEO i Digitalbit kërkoj një projekt televiziv, ku do të përfshiheshin të gjitha trevat shqipfolëse.
Ideja origjinale e “O Sa Mirë ishte që kjo shkollë të ishte e veçantë pasi që nxënësit e saj të ishin fëmijët e zyrtarëve qeveritar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Ku në atë shkollë këta nxënës do të bëheshin gati për pozitat qeveritare në momentin kur do të bashkoheshin gjitha trevat shqiptare në një qeveri. Por koncepti ndryshoj, ndryshoj për të mirë, thelbi mbeti i njëjtë, shkolla mbarëshqiptare kur kemi moskuptime rreth dialektit tonë. Dhe gjithë kjo vjen si rezultat i punës se skenaristit Ard Islamit, që idenë tonë e shndërroi në vepër.

Fisniku edhe pas xhirimeve shoqërohet me aktorët e serialit

Kemi pasur shumë bashkëpunime me yjet e rinj të kinematografisë, kë do ta veçoni?
Fisnik Vejsa: Nuk mund te veçoj pasi ishte privilegj dhe ëndërr për mu atë punoj me yje si, Enver Petrovci, Koce Devolle, Olta Daku e shumë të tjerë.

Për vitin e ardhshëm do të shtohet numri i aktorëve. A do të kemi aktor që do të përfaqësojnë qytete të ndryshme?
Fisnik Vejsa: Suksesi apo popullariteti i “O Sa Mirë” është pikërisht në këto risi që sjell pjesa kreative e skenaristit, Ard Islamit.

A shoqëroheni me aktorët edhe pas punës?
Fisnik Vejsa: Normalisht pas një pune të lodhshme, shoqërona me aktorët. Ky mund të jetë edhe çelësi i suksesit tonë. Pasi që ndihemi si të ishim një familje, në fakt, jemi një familje.

Na tregoni pak se si është të punosh me regjisor dhe skenarist të suksesshëm?
Fisnik Vejsa: No Koment hahahahaha. Jo si në çdo bashkëpunim ka momente shumë të mirë, por edhe nga këto të vështirë. E mira është se të gjitha llojet e bashkëpunimit bëhen për të mirën e serialit.
Duhet cekur se karakteristik e “O Sa Mirë” është se i gjithë stafi janë familjarizuar dhe ndihen si një familje.

Fisi me bashkëshorten dhe fëmijët

A do ta shohim Fisin në ndonjë projekt tjetër televiziv.
Fisnik Vejsa: 2018 është ndoshta viti me risi më të mëdha. Si thotë populli “Tu pa, tu bo”.

Pos këtyre shumë angazhime, keni kohë për veten. Si është një ditë e zakontë, pa punë e Fisit?
Fisnik Vejsa: Përndryshe me profesion jam Veteriner dhe kam Ordinancën “Fisi Faunes” te Qafa (pak reklam) dhe Pet Shop “The Pets te Rektorati (prapë pak reklam). Dita është plot angazhime pasi pjesa e produksionit nuk është e lehtë, por një qetësi shpirtërore e kam tek Fisi i Faunës, ku është bote krejt ndryshe. E veçanta e ditës është pavarësisht punëve, kur bëhet ora 18:00 jam me familje çdo ditë.

Çfarë mesazhi keni për të gjithë ata, që i hyjnë rrugës suaj?
Fisnik Vejsa: Jo rrugës time, por një mesazh në përgjithësi “Kur e kin je ide ose cak në jetë mos u dorëzo edhe mos shiko anash, veç ec. Kur ke dëshirë dhe vullnet, pavarësisht çdo gjë beso se mund ta arrin.

Cilat janë synimet, dëshirat dhe planet tuaja?
Fisnik Vejsa: Kam arrit në një kohë dhe eksperiencë që tani mendoj vetëm për të ardhmen e familjes sime dhe çdo gjë është e lidhur rreth saj. E them se pjesa produksionit ka shumë stresë dhe probleme. Nuk ka qenë e lehtë për familjen time pas gjithë këtyre viteve ne kemi nevojë për një jetë më të qetë. Besoj se edhe disa vite në botën e produksionit dhe pastaj në një sferë krejt tjetër më të qetë. Gjë për të cilën do të vendos familja ime. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori