Krijuesi i obeliskut "NEWBORN" dhe deputeti i PSD-së, Fisnik ismaili nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar për kuptimin e këtij objekti për 11 vjetorin e Pavarësisë.

Ismaili ka shkruar se mesazhi për këtë vit i obeliskut është "ruaje tënden", transmeton Telegrafi.


"N - nature/natyrë. E - energy/energji. W - Water/ujë. B - bio/jetë. O - oxygen/oksigjen. R - recycle/reciklim. N - nature/natyrë. Ruaje tënden. #NEWBORN11", ka shkruar Ismaili.

Obeliskut "NEWBORN" çdo përvjetor të Pavarësisë, i ndryshohet pamja.

Atij i jepen ngjyra dhe mesazhe të ndryshem që ndërlidhen me historinë e Kosovës. /Telegrafi/