LAJMI I FUNDIT:

Fischer: Kufiri Maqedoni-Greqi të mbetet i mbyllur

Fischer: Kufiri Maqedoni-Greqi të mbetet i mbyllur

Kryetari i Austrisë, Heinz Fischer, në një deklaratë dhënë për MIA në Strasburg, thotë që kufiri midis Maqedonisë dhe Greqisë duhet të qëndrojë i mbyllur për numrin e madh të emigrantëve të cilët gjenden te fqinji jonë jugor dhe se nuk guxohet të lejohet rivendosja e sërishme e shtegut ballkanik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

-Qëndrimi i Austrisë është i ngjashëm me qëndrimin e Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë dhe të shteteve tjera në atë shteg, e ai është që rruga nga Turqia përmes Greqisë e cila shpinte drejtë e në Gjermani, përmes të cilit kaluan qindra mijëra njerëz, është e papranueshme. Vetëm në katër muaj në vitin 2015, 800.000 njerëz kanë kaluar nëpër atë shteg. Kjo është e papranueshme dhe nuk mund të kontrollohet. Nëse Gjermania sjell vendim për kufizim të qasjes në territorin e saj, kjo do të shkaktojë një katastrofë të vërtetë. Prandaj, vendimi jonë i përbashkët ishte të zvogëlohet rreziku nga një zgjidhje e këtillë dhe si rezultat i këtij vendimi, numri i refugjatëve është në rënie dhe situata u bë e durueshme në Kroaci, Slloveni dhe në shtetet tjera, deklaroi presidenti Fischer për MIA.

I pyetur për situatën në kampin e madh të emigrantëve në anën greke të kufirit në Gjevgjeli, Fischer thotë se duhet të gjendet zgjedhje evropiane. – Problemi në Greqi i cili po përhapet drejt kufirit Greqi-Maqedoni, është tragjik dhe ne nuk jemi të verbër rreth kësaj çështjeje. Por, kjo duhet të zgjidhet me procedura evropiane. I dini masat që janë përcaktuar. Nuk e neglizhojmë dimensionin humanitar. Por, kjo situatë e duarve të zgjidhura, ti lëshojmë të shkojnë ku të duan, kjo më nuk është e mundur, deklaroi Fischer./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori