Fis Juniku, ish-basketbollisti që u zhvendos përballë hip-hopit, moderimit e organizimit të eventeve
Fisnik Juniku është moderatori i emisionit shumë të pëlqyer “Barber Shok”, i cilli në tri sezone solli shumë risi para shikuesve të këtij formati të veçantë.
Nga një ish-basketbollist në një moderator emisioni të muzikës hip-hop, e deri te organizator eventesh të ‘streetball’-i, mund të thuhet lirshëm se ai është mjaft multi-dimensional në punën dhe përditshmërinë.
Për Telegrafin, ai tregoi në një intervistë në përfundim të sezonit të tretë të emisionit të tij, se si do të jetë pranë publikut edhe gjatë muajve të verës.
Fisnik, keni përfunduar një sezon të suksesshëm të “Barber Shok”. Na trego pak si ka shkuar ky sezon për ty?
“Barber Shok” e kam nisur shumë spontanisht duke ndjenjur me MC Kreshën nga dy orë te berberi e duke folur për NBA, muzikë, hip hop e të tjera. Edhe thjesht kam dashur të bëj diçka ndryshe, për t’i ikur shabllonit të emisioneve të zakonshme.
Cili ka qenë sipas teje emisioni më i suksesshëm?
Po menoj që çdo emision e ka pasur “shmekin” e vet, ashtu siç thotë një thënie e urtë, “me i nda, sikur me i vra”.
A do të vazhdosh edhe me realizimin e sezonit të tretë të “Barber Shok”. Nëse po, na zbulo disa surpriza?
Sezoni i katëert i “Barber Shok” po besoj që do të fillojë në shtator-tetor. Ku? Qysh? E tek? Mbetet për t’u parë…
Ju jeni edhe themelues i “3×3 Prishtina”. Çfarë aktivitetesh përfshin?
“3×3 Prishtina” është event ‘streetball’-i, po këtë vit jemi pjesë e Fiba World Tour në pesë vjetorin e themelimit tonë edhe me 16-17 korrik në shesh të Prishtinës kanë me ardh 12 ekipet më të mira të botës, po ashtu fanella që unë e dizajnoj, kanë dalë në shitje më 16 qershor.
View this post on Instagram
Ushtroni gjithashtu pozicionin e drejtorit artistik të “Venom”. Na tregoni pak sa është e vështirë të jesh në kontakt me personazhet VIP që do të performojnë dhe të kryesh pjesën e drejtorit artistik?
Problemi i vetëm që e kam në “Venom” është gjumi (qesh). Më flehet shumë përndryshe me Aleksin pronarin, kemi koordinim të mirë e VIP-at, s’është edhe aq vështirë të biesh në kontakt sepse i njoh edhe personalisht edhe më respektojnë.
Sa është e vështirë të kryesh shumë punë në të njëjtën kohë?
Mendoj që nuk duhet ta ngarkosh veten me shumë punë, ama ato që i ke, duhet të dish t’i koordinosh edhe të gjesh kohë për të gjitha.
Për shumë keni qenë edhe basketbollist, çfarë ndodhi me pasionin tuaj për t’u marrë me këtë sport?
Basketboll profesionist kam luajtur 15 vjet edhe e kam pasur profesion, por tash as hobi s’e kam më. Thjesht ka qenë një periudhë tjetër e jetës time.
Cilat janë planet tua për të ardhmen?
Beqar deri te zoti (qesh).
Një ditë e zakonshme e Fisnikut, si nis, si vazhdon dhe si përfundon?
Flej vonë, zgjohem herët ama në fitnes nuk e lë pa shkuar.
Thënia juaj e jetës?
Thëniet më duken pak klishe, ndoshta kam parime me të cilat veproj.
Fisnik, faleminderit shumë që ishe pjesë e kësaj interviste. Për fund, cili do të ishte mesazhi yt për lexuesit e kësaj interviste?
Faleminderit Telegrafi që më keni mbështetur prej ditës së parë. Jeni më të mirët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje