Brazili ka marrë një tjetër fitore në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Brazilianët ishin nikoqir të Venezuelës dhe kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0.


Që nga fillimi i ndeshjes, vendasit ishin më të mirë duke krijuar shumë raste shënimi, por që mysafirët mbroheshin thuajse me gjithë ekipin.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi, me rezultat të bardhë 0-0 përkundër rasteve të shumta nga Brazili.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë sfidë për brazilianët e shënoi sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino.

000 8v77m6 16838092

Mbrojtja vendase në tentim për ta larguar topin nga zona gabimisht e dërguan te Firmino i cili nga afërsia shënoi për 1-0.

Me këtë fitore Brazili vazhdon në krye të renditjes me nëntë pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara.

Në ndeshjen e ardhshme, brazilianët do ta kenë një udhëtim tejet të vështirë pasi luajnë te Uruguai që mposhti Kolumbinë 0-3. /Telegrafi/

https://twitter.com/LFC_Vines/status/1327433101291778048

telegrafi sport app