Prishtina dhe Ballkani janë finalistët e Kupës së Kosovës për edicionin 2019/2020.

Finalja e madhe do të zhvillohet me 29 korrik, në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.


Prishtina dhe Ballkani e kanë nisur nga rrethi i dytë garën në Kupë, duke kaluar nga katër kundërshtarë për të arritur në finale.

Prishtina 4 Foto: FC Prishtina/Facebook

Prishtina fillimisht ka mposhtur Minatorin për të kaluar te Arbëria e Dobrajës. Në çerekfinale prishtinasit mposhtën Vushtrrinë, ndërsa në gjysmëfinale Drenicën.

Në anën tjetër Ballkani ka pasur rrugë më të vështirë, pasi ka mposhtur fillimisht Dritën, pastaj Trepçën ’89, Dukagjinin dhe së fundmi Feornikelin.

93089112 2592838467620522 8406256261137432576 n Ballkani finalist i Kupës

Të dy klubet janë në garë edhe për titullin e kampionit, ku ndajnë pozitat dy dhe tre. /Telegrafi/

telegrafi sport app