Indeksonline merr vesh se programi do të ketë afro 200 faqe dhe elementet kryesore do të jenë punësimi dhe zhvillimi ekonomik. Fondi i Punësimit prej 1.5 miliardë eurove që ishte prezantuar nga Hashim Thaçi në fushatën e tij, pritet të jetë angazhimi kryesor.

“Siç e dini, ky fond del nga paratë që Kosova ka në bankat jashtë vendit nga privatizimi dhe investimet e Trustit. Përkrahje do të ketë për ndërmarrësit e rinj dhe ndërmarrjet e vogla, duke u dhënë përparësi atyre që hapin më shumë vende të reja të punës; përkrahje për ndërmarrjet e mesme që synojnë investime në rritjen e kapacitetit prodhues; përkrahja për korporata që kanë për qëllim investime në fusha deficitare apo inovative - si energjia e ripërtërishme, teknologjia informative, veprimtaritë eksportuese, investime milionëshe në bujqësi”, ka thënë burimi.


Sipas tij, programi fokus tjetër do të jetë shëndetësia dhe arsimi dhe “lufta kundër korrupsionit dhe angazhimi për sundim të ligjit”. /Indeksonline/