Ekzekutivi në Ferizaj ka përfunduar punimet në stacionin e ri të autobusëve. Aktualisht komuna dhe menaxhmenti i stacionit janë në pritje të licencimit nga niveli qendror, ndërkohë do të bëhet edhe transferimi nga objekti i vjetër që gjendet në qendër të qytetit. Po ashtu stacioni i autobusëve është edhe në procesin e dhënies me qera të lokaleve brenda objektit të ri të stacionit.
Objekti i ri është ndërtuar në periferi të qytetit, ndërkohë në komunën e Ferizajt janë zotuar se menjëherë do të nisin procedurat për funksionimin e transportit urban brenda qytetit. Bileta për transportin urban pritet të jetë 0.50 cent.
Kryetari i komunës Agim Aliu, në një intervistë për telegrafin ka thënë se për shkak të transformimit të madh të qytetit shpeshherë po ndryshojnë edhe fotografitë e njerëzve që i bëjnë në Ferizaj. Ai ka bërë me dije se aty ku është e shtrirë dora e qeverisjes së tij, ka ndryshime dhe transformim.
Drejtoresha e stacionit të autobusëve, Albulenë Çalaj, ka thënë për telegrafin se tashmë objekti i shumëpërfolur është gati për funksionim.
“Stacioni i ri i autobusëve në Ferizaj është finalizuar dhe jemi në pritje të përmbylljes se disa proceseve ligjore që të transferohemi. Do të thotë jemi në proces te ankandit për dhënien me qera të lokaleve të ndërmarrjes si dhe procesin e licencës nga ministria e transportit që të kalojmë nga kategoria aktuale B në kategorinë A. Për qytetarët e Ferizajt nga komuna është menduar të ketë transport publik lokal, ku udhëtarëve ua mundëson qarkullimin nga stacioni deri te destinacioni i tyre brenda qytetit dhe anasjelltas. Ky transport do të filloj pasi të transferohemi në objektin e ri”, ka deklaruar Çalaj.
Kryetari i komunës Agim Aliu, në një intervistë për telegrafin, ka thënë se janë shumë afër për inaugurimin e stacionit të ri të autobusëve e pastaj do të zhvendoset stacioni vjetër dhe do të zhvillohet edhe trafiku urban.
“Qyteti është zgjeruar dhe ne e kemi për synim ta zhvillojmë sa më shumë trafikun urban dhe do të shohim se çfarë po ndodh edhe me BERZH-in sepse kemi kërkuar mbështetje edhe nga ata për transportin urban. Por derisa të ndodh ajo, ne do ta inagurojmë stacionin e autobusëve sepse aktualisht stacioni i vjetër është i ngarkuar, andaj tash do të jetë në një objekt shumë më të bukur dhe më funksional në Republikën e Kosovës”, ka thënë Aliu.
Sipas Aliut, aty ku është e shtrirë dora e qeverisjes së tij, ka ndryshime dhe ka transformim, ka projekte të bukura, por mbi të gjitha funksionale që i shërbejnë qytetarëve të Ferizajt dhe më gjerë.
“Ferizaj është bërë një epiqendër e vizitave për shkak të asaj se ne si qeverisje për gjatë këtyre viteve kemi transformuar sa që shpeshherë ndryshojnë fotografitë e njerëzve që i bëjnë në Ferizaj”, ka thënë Aliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Keni iPhone dhe përdorni WhatsApp - kemi disa lajme të shkëlqyera për ju!

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler