LAJMI I FUNDIT:

Filmi i ri i Daniel Craig është ndaluar së transmetuari në Turqi, për shkak se përmban skena intime të homoseksualëve

Filmi i ri i Daniel Craig është ndaluar së transmetuari në Turqi, për shkak se përmban skena intime të homoseksualëve

Filmi “Queer” me protagonist Daniel Craig, i cili përmban skena të seksit homoseksual, është ndaluar në Turqi. Autoritetet lokale deklaruan se filmi nuk mund të shfaqej për arsye sigurie.

Më pas, platforma e transmetimit Mubi vendosi të anulojë Mubi Fest Istanbul 2024. Mubi gjithashtu pretendon se autoritetet turke u thanë atyre vetëm pak orë para shfaqjes së planifikuar se “Queer” u ndalua me vendim të Bashkisë Kadikoy.

Në vendim thuhej se filmi ishte i ndaluar për shkak të përmbajtjes provokuese që mund të kërcënonte qetësinë publike dhe ndalimi ishte bërë për arsye sigurie. Nga Mubi, ndër të tjera kanë thënë:


“Ne besojmë se ky ndalim është një kufizim i drejtpërdrejtë i artit dhe lirisë së shprehjes. Festivalet festojnë artin, diversitetin kulturor dhe komunitetin, duke bashkuar njerëzit. Ky ndalim nuk synon vetëm një film, ai minon qëllimin e festivalit”.

Megjithëse homoseksualiteti është i ligjshëm në Turqi, presidenti Recep Tayyip Erdogan më parë i etiketoi anëtarët e komunitetit LGBTQ+ si “devijanë” dhe ndaloi paradat e krenarisë.

Filmi “Queer” u drejtua nga Luca Guadagnino. Është një përshtatje e romanit të William S. Burroughs me të njëjtin emër për një emigrant amerikan në Mexico City, i cili bëhet i fiksuar pas një studenti të ri.

Përveç Craig, në film luajnë edhe Lesley Manville, Jason Schwartzman, Drew Starkey, David Lowery dhe të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Magazina
“Edhe ta humbas jetën prej teje” - G Bani me akuza dhe ofendime të rënda ndaj Danjës

“Edhe ta humbas jetën prej teje” - G Bani me akuza dhe ofendime të rënda ndaj Danjës

Magazina
Bianca Censori pozon krejtësisht nudo, pas paraqitjes së saj tronditëse në

Bianca Censori pozon krejtësisht nudo, pas paraqitjes së saj tronditëse në "Grammy"

Magazina
“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

Magazina
Kalo në kategori