Njëri prej filmave të shumë pritur për fëmijë po arrin në Cineplexx! Kinemaja austriake, për filmin Frozen 2, do të organizojë eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete.

Në këtë vazhdim të filmit Frozen, i cili me kalimin e viteve u bë ndër filmat më të dashur për fëmijë, Anna, Elsa, Kristoff dhe Olaf do të shkojnë thellë në pyll për të mësuar të vërtetën e misterit të lashtë të mbretërisë së tyre. Ata do të përpiqen të mësojnë burimin e fuqive të Elsës, dhe misterin e një pylli të lashtë e të errët, në mënyrë që të shpëtojnë mbretërinë e tyre. Në regjinë e filmit rikthehen Jennifer Lee dhe Chris Buck, dy bashkëpuntorët edhe në filmin e parë, me të cilin u shpërblyen me çmimin Oskar.

Foto 1 7

Eventi për filmin Frozen 2 do të mbahet më 23-24 nëntor, prej orës 12:00 deri 16:00, ku fokusi kryesor do të jetë pikërisht premiera e këtij filmi. Për fëmijët do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete si:

? 9x Lodra Frozen nga @theentertainer_ks ? 6x Gift Cards në vlerë prej 40€ nga @blukidskosova ? 6x Gift Cards në vlerë prej 40€ nga @lindexkosova ? 3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga @guesskosovo ? 6x libra Mbretëresha e Akullt nga @librariabuzuku ? Facepainting ? Maskota

Për më tepër informata rreth eventit dhe orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo.