Fillon prodhimi i Fisker Ocean, kompania synon prodhimin e mbi 42,000 njësive deri në fund të vitit 2023

Fisker’s Ocean SUV tani ka arritur një moment historik të rëndësishëm: fillimin zyrtar të prodhimit. Kjo do të bëhet në fabrikën neutrale ndaj karbonit të Magna Steyr në Graz, Austri, dhe është sipas planit, që vjen pas vetëm dy vitesh zhvillimi.
Kryetari dhe drejtori ekzekutiv i Fisker, Henrik Fisker tha: “Është një ditë emocionale pasi ne fillojmë prodhimin e automjetit më të qëndrueshëm në botë.”
Ai vazhdoi duke thënë: “Ne kemi sfiduar modelin e vjetër të afateve kohore më të gjata të zhvillimit, duke reflektuar shkathtësinë dhe përkushtimin e ekipit tonë për të krijuar automjete të dëshirueshme emocionalisht me përvojat më të reja, më unike në gamën tonë të çmimeve. Ne kemi cilësinë më të lartë në lansim, në përputhje me angazhim për të udhëhequr industrinë në qëndrueshmëri”, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.
Rritja e prodhimit do të jetë e ngadaltë, megjithatë – mos prisni që miliona prej tyre të dalin nga fabrika së shpejti. Në fakt, Fisker planifikon të ketë 300 njësi të prodhuara në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, mbi 8,000 njësi në tremujorin e dytë, 15,000 në tremujorin e tretë dhe 42,400 në total deri në fund të vitit.
Kompania ka marrë tashmë më shumë se 63,000 rezervime për Ocean, me dy dizajne që tashmë janë shitur plotësisht në tregun amerikan për vitin 2023.
Modeli më i lartë Ocean Extreme mund të udhëtojë deri në 563 kilometra me një karikim, dhe në brendësi të saj vjen një ekran rrotullues me madhësi prej 17.1 inçëve, një çati SolarSky dhe “radari i parë digjital në botë”, duke filluar nga 66,459 euro (68,999 dollarë).
Fisker Ocean One është një edicion i kufizuar prej 5,000 njësive të ndërtuara mbi modelin Extreme – model ky i cili u shit në 30 ditë kur u lansua në korrik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Fiat: Po përgatisim një tjetër Panda

Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk

Të gjithë i kishin, konsideroheshin simbol luksi dhe befasisht u zhdukën nga tregu – historia e gomave me vijë të bardhë

Volkswagen Tiguan 2025 - detajet që duhet të dini
Shitet vetura më e shpejtë në SHBA për një çmim marramendës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës