Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati mbajtën sot takim me përfaqësues të organizatave jo qeveritare, ku ndër të tjera u nënshkruan edhe marrëveshje të bashkëpunimit për zbatimin e masës “Mbështetja e Personave me Aftësi të Kufizuara”, të Pakos së Ringjalljes Ekonomike në mes të Qeverisë dhe OJQ-ve.
Sipas njoftimit, në këtë takim, Kurti shprehu përkushtimin e Qeverisë në krijimin e një ambienti ku askush nuk ndihet i përjashtuar dhe të gjithë kanë mundësi të barabarta në punësim dhe jo vetëm.
Ndër të tjera, siç thuhet në njoftim Kurti tregoi që kjo masë përveç që synon nxënien e shkathtësive të personave me aftësi të kufizuara garanton edhe punësimin e qëndrueshëm të tyre.
“Kjo masë, që e kemi dizajnuar së bashku, synon të arrijë dy objektiva: e para, nxënien e shkathtësive nga personat me aftësi të kufizuara dhe e dyta, punësimin e qëndrueshëm të tyre. Nxënia e shkathtësive është e destinuar që të rezultojë me punësim. E për të nxitur dhe mundësuar punësim të garantuar dhe të qëndrueshëm, ne zotohemi që bizneseve që lidhin kontratë të rregullt pune me personat që kanë ndjekur trajnimet, t’ua subvencionojmë pagën e punëtorit deri në 270 euro në muaj, për 6 muaj me radhë. Pra 270 euro për gjashtë muaj me radhë, që i bie më shumë se sa niveli bruto i pagës minimale, të cilën e kemi kaluar tashmë në lexim të parë në Kuvendin e Republikës”, u shpreh kryeministri Kurti.
Ndërsa, ministri Murati tha se ndonëse masat e pakos kanë qëllim të krijojnë prosperitet për të gjithë, ato shpeshherë janë edhe të targetuara. Ai gjithashtu theksoi se masa 1.6 ka një mekanizëm të veçantë zbatimi ku organizatat kanë rol thelbësor në monitorim duke identifikuar sfidat dhe arritjet përgjatë vijueshmërisë së masës.
Kurti, ministri Murati dhe përfaqësuesit nga organizatat jo-qeveritare u pajtuan që kjo masë të trajtohet si një pilotim në mënyrë që të nxirren mësimet e nevojshme me synimin që të kthehet në një masë afatgjatë.
Në fund të takimit, përfaqësuesit e organizatave jo-qeveritare shprehën vullnetin e tyre për të bashkëpunuar në realizimin dhe monitorimin e masës.
Më 3 dhjetor të vitit të kaluar, në ditën ndërkombëtare që shënon përpjekjet globale për krijimin e një ambienti, në të cilin personat me aftësi të kufizuara nuk ndihen të përjashtuar, por pjesëmarrës dhe të barabartë, Qeveria e Republikës së Kosovës e kishte shpallur vitin 2022, vit të personave me aftësi të kufizuara.
Më poashtë lexoni fjalën e plotë të kryeministrit, Kurti:
I nderuar ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, z.Hekuran Murati,
Të nderuar përfaqësues të organizatave jo-qeveritare,
Më 3 dhjetor të vitit të kaluar, e patëm shpallur vitin 2022, vit të personave me aftësi të kufizuara. Këtë vendim e morëm pikërisht në datën, që shënon përpjekjet globale për krijimin e një ambienti, në të cilin personat me aftësi të kufizuara nuk ndihen të përjashtuar, por pjesëmarrës dhe të barabartë.
Edhe ne si Qeveri, kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar një ambient të tillë. Në kohën kur po flasim, qasja në tregun e punës është domosdoshmëri. Andaj, vazhdimisht kemi hartuar e përkrahur politika që synojnë nxënien e shkathtësive të gjithsecilit, pa dallim.
Para më pak se një muaj, prezantuam para jush skemën “Qeveria për Familjet”. Një masë e re e qeverisë për garantimin e punësimit, ashtu, që çdo familje në Kosovë të ketë të paktën një anëtar të punësuar. Ndërsa sot, po fillojmë zbatimin e përbashkët të Masës 1.6 “Mbështetja e Punësimit të Personave me Aftësi të Kufizuara” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, dhe po e konkretizojmë atë dhe bashkëpunimin tonë duke nënshkruar një marrëveshje dypalëshe.
Kjo masë, që e kemi dizajnuar së bashku, synon të arrijë dy objektiva: e para, nxënien e shkathtësive nga personat me aftësi të kufizuara dhe e dyta, punësimin e qëndrueshëm të tyre.
Nxënia e shkathtësive është e destinuar që të rezultojë me punësim. E për të nxitur dhe mundësuar punësim të garantuar dhe të qëndrueshëm, ne zotohemi që bizneseve që lidhin kontratë të rregullt pune me personat që kanë ndjekur trajnimet, t’ua subvencionojmë pagën e punëtorit deri në 270 euro në muaj, për 6 muaj me radhë. Pra 270 euro për gjashtë muaj me radhë, që i bie më shumë se sa niveli bruto i pagës minimale, të cilën e kemi kaluar tashmë në lexim të parë në Kuvendin e Republikës.
Mirëpo, në procesin e arritjes së objektivave që përmenda më parë, ju si përfaqësues të organizatave jo-qeveritare keni rol thelbësor. Së pari, identifikimin e personave, që do të ndjekin trajnimet dhe të bizneseve ku do të mbahen ato trajnime, dhe së dyti, ju duhet të siguroheni që ato realizohen në koordinim të plotë me programin dhe misionin e organizatës suaj. Ndërkohë, kujdesemi që të identifikojmë arritjet dhe sfidat në zbatimin e masës, të cilat na shërbejnë, që sërish së bashku të diskutojmë për avancimin e masës.
Si Qeveri, mbetemi të përkushtuar për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara në punësim dhe jo vetëm. E konsiderojmë këtë masë si hapin e radhës në punën tonë për rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët tanë. Andaj, duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, shpresojmë që do të vazhdojmë bashkëpunimin frytdhënës edhe në vijueshmëri të zbatimit të masës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri