Investimet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në sektorin e qumështit në vitet e fundit arrijnë në 50 milionë euro. Përmes kësaj mbështetjeje, ky sektor është zhvilluar dukshëm, duke rritur fondin blegtoral dhe ngritjen e cilësisë së qumështit përmes subvencionimit të krerëve prodhues, ndërsa përmes granteve investive është investuar në ferma, në mekanizim bujqësor, pajisje për avancimin teknologjik të përpunimit të qumështit dhe përmirësim të marketingut të produkteve të qumështit.
Kështu u tha sot në ceremoninë e fillimit të fushatës “Promovimi i Qumështit të Freskët Vendor”, nismë e cila është projekt i përbashkët i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës, MBPZHR-së, USAID-it dhe AUV-së.
Në këtë ceremoni pjesëmarrës ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili vlerësoi nismën e fushatës për promovimin qumështit të freskët dhe me këtë rast ai ka premtuar që edhe në të ardhmen do të vazhdojnë përkrahjen e këtij sektori dhe sektorëve tjerë në bujqësi.
“Dua të theksoj se Qeveria nga mjetet e saj, që përmes MBPZHR-së ka drejtuar për përkrahjen e bujqësisë, një shumë mjaft të madhe e ka dhënë për sektorin e qumështit dhe vlerësoj se rezultatet tregojnë se është investuar në një sektor tepër të rëndësishëm. Po ashtu në emër të Qeverisë ju premtoj se do të ju përkrah për këtë punë që bëni dhe ju sigurojë që përmes ministrisë përkatëse do të përkrahim aktivitetet tuaja qoftë në prodhimin primar të qumështit, qoftë në përpunimin e tij”, ka thënë kryeministri Mustafa.
Në anën tjetër, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, theksoi se krahas investimeve që do të bëjnë në këtë sektor, nisma për promovimin e qumështit të freskët do të ndikojë në avancimin e mëtejmë të kësaj industrie, duke iu ofruar konsumatorëve vendor qumësht cilësor, një treg më të mirë për prodhuesit vendor dhe një zvogëlim të importit.
“Janë rreth 300 milionë litra qumësht që prodhojmë në vit nga mbi 180 mijë krerë lopë qumështore dhe rrjedhimisht, ky sektor gjeneron të ardhura të mira për mijëra familje në Kosovë. Kjo fushatë e jona për qumështin e freskët, si një brend vendor, do të vetëdijësoj edhe më shumë konsumatorët tanë për konsumimin e qumështit dhe produkteve të tij, nga prodhuesit vendor. Ata duhet të besojnë në cilësinë e produkteve tona, sepse vërtetë janë bërë hapa gjigant në këtë drejtim.”, tha ministri, duke treguar se vetëm gjatë këtij viti Ministria ka ndarë rreth 10 milionë euro për sektorin e qumështit, si përmes granteve ashtu edhe për subvencioneve.
Drejtori i USAID-it në Kosovë, James Hope, tregoi se fushata do të përqendrohet në promovimin e qumështit të freskët të pasterizuar në Kosovë, duke përfshirë këtu informimin dhe vetëdijësimin e konsumatorëve për vlerën ushqyese të këtij qumështi.
Ndërkaq, gjatë ceremonisë së lansimit është prezantuar edhe spoti televiziv i krijuar për këtë fushatë, përmes së cilës synohet vetëdijësimi edhe më i madh i konsumatorëve vendor për konsumimin e qumështit dhe produkteve të tij, nga prodhuesit vendor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ATK mbledh 184.3 milionë euro tatime në dy muajt e parë të këtij viti

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa