Që nga sot e deri me 18 nëntor në Kosovë do të mbahet festivali i Filmit Frankofon, që këtë vit tematika e cila zë vend në filmat e këtij festivali është komedia.
Hapja e festivalit do të bëhet sot në ora 19:30, në Kino Armata, me shfaqjen e filmit premier “L’Esprit de famille” nga Eric Besnard. Ndërsa, pjesë e programit do të jenë komeditë nga Belgjika, Zvicra dhe Franca, që këtë edicion do të udhëtojnë në kinematë e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Pejës dhe Gjakovës.
Risi për këtë edicion do të jetë edhe filmi kosovar “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, nga Kushtrim Bekteshi, film i cili ishte edhe pjesë e Festivalit ndërkombëtar në Nancy të Francës.
Në një konferencë për media, ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel, tha se këtë vit e kanë përzgjedhur që të nderojnë komedinë dhe humorin.
“Kam kënaqësinë të shpalli të hapur edicionin 19 të festivalit të filmit frankofon, sivjet kemi zgjedhur të nderojmë komedinë dhe humorin. Humor nga Belgjika, Zvicra, Luksemburgut, Kosovës dhe të Francës do të jetë i pranishëm në kinematë e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe të Vushtrrisë. A ka më mirë se një festival për të na bashkuar të gjithëve frankofonët dhe dashamirët e artit të shtatë rreth kësaj gjuhe të cilën e ndajmë. Kosova ka përzgjedhur në vitin 2014 të bëhet anëtare vëzhguese e organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë, që atëherë ka filluar me sukses një politikë proaktive për të promovuar rrezatimin e gjuhës frënge në vend”, tha ajo.
Ajo tha se Kosova është një akter i vërtetë në botën e filmit të Frankofonisë. Kjo sipas saj, është arsye pse kanë vendosur që sivjet të nderojnë krijimtarinë bashkëkohore kosovare duke dekoruar me urdhrin e artëve dhe letrave regjisoren frankofone Blerta Zeqiri.
Ndërsa, Albert Prenkaj, drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, u shpreh se cdo vit organizohen aktivitete të ndryshme për promovimin e frankofonisë në Kosovë.
“Çdo vit aktivitete të ndryshme organizohen për promovimin e frankofonisë në Kosovë. Ambasada Frankofone dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe institucione tona në përgjithësi bashkëpunojnë ngushtë për të ofruar publikut të gjerë mundësinë për të zbuluar një univers të pafund të pasurive kulturore të botës frëngjisht folëse. Thonë se kinemaja është një gjuhë universale që bashkon njerëzit më të larmishëm, për 19 vjet java e filmit frankofon mbledh së bashku dashamirët e mëdhenj të gjuhën dhe kulturës frankofone, të cilët janë të shumtë dhe që ekzistojnë tradicionalisht në vendin tonë. përmes aktiviteteve të tilla ne theksojmë përkushtimin tonë të fuqishëm për forcimin e pranisë së gjuhës dhe kulturës frankofone në Kosovë, por edhe angazhimin tonë për vlerat që na bashkojnë me familjen e madhe frankofone, siç janë promovimi i paqes, demokracisë, barazisë gjinore dhe të drejtave të njeriut”, tha ai.
Pauline Menthonnex nga ambasada e Zvicrës në Kosovë, tha se kinematografia përbënë një mjet të jashtëzakonshëm për të trajtuar stereotipat, por edhe për të qeshur.
“Në Zvicër jetojnë 1 milionë e 800 mijë frankofon, çka do të thotë përafërsisht popullsia e Kosovës, do të thotë e kemi për zemër që të promovojmë gjuhën franceze në Zvicër. Zvicra është shumë krenare të numërojë në popullatën e saj shumë kosovar frankofon në kantonet e vogla. Në Zvicër sikur në Kosovë veçantitë gjuhësore janë shumë të forta dhe identitetet që i karakterizojnë secilën prej regjioneve tona përforcojnë edhe më shumë ndjenjën e përkatësisë. Në Zvicër si në Kosovë dallimet e aksentëve prej një rajoni në tjetrin shpesh janë burim i shakave, dallimi i shprehjes në gjuhën frënge mes Zvicrës dhe Francës gjithashtu, të cilët mund të krahasohen me dallimet mes Kosovës dhe Shqipërisë”, tha ajo.
Mbështetje për Festivalin e Filmit Frankofon në Kosovë ka premtuar drejtoresha për Kulturë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Jehona Shyti.
“Ne si Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdojmë ta mbështesim anëtarësimin në këtë organizatë përmes financimit të aktiviteteve të shumta, të cilat në vazhdimësi po janë të larmishme dhe po sjellin vlera të shumta përpara publikut kosovar. Jam e lumtur edhe një herë po e them që në emër të Ministrisë së Kulturës sot të garantoj se do të jemi përkrahësit e këtij aktiviteti dhe të aktiviteteve të tjera të kulturës me rastin e aktiviteteve të shumta të Frankofonisë”, u shpreh ajo.
Festivali i filmit do të mbyllet më 18 nëntor në ora 19:00 në KINO ARMATA me filmin nga Luksemburgu “Superjhemp Retorns” nga Felix Koch.
Festivali i Filmit Frankofon në Kosovë organizohet në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze të Prishtinës, Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore
Toshkovski: Numër i madh i pasaportave janë ndryshuar, letërnjoftimet do të vlejnë deri në afatin e tyre të skadimit
Misteri i ngjarjes në Astir, zbulohet identiteti i djalit që fshihej pas vajzës që telefonoi policinë
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025