LAJMI I FUNDIT:

Fillon detyrën ambasadori i ri i Kosovës në Gjermani

Fillon detyrën ambasadori i ri i Kosovës në Gjermani

Faruk Ajeti, e ka filluar zyrtarisht punën si ambasador i Kosovës në Gjermani.

Ajeti sot ia ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier.


Diplomati kosovar theksoi se do të punojë me përkushtim për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ishte një nder i madh për mua që sot t’i dorëzoja kredencialet e mia Presidentit, Frank-Walter Steinmeier. Do të punoj me shumë kënaqësi dhe përkushtim për të thelluar marrëdhëniet tona të ngushta dypalëshe dhe historike mes Kosovës dhe Gjermanisë“, ka shkruar ai.

Ajeti në këtë detyrë pason Beqë Cufajn.