LAJMI I FUNDIT:

Fillimvit me ndryshime drastike: Dua Lipa ndryshon modelin dhe ngjyrën e flokëve

Fillimvit me ndryshime drastike: Dua Lipa ndryshon modelin dhe ngjyrën e flokëve

Dua na frymëzoi për një ndryshim po kaq të madh në këtë vit të ri. Ajo shfaqet me mjaft stil, ndërsa ngjyra e re e flokëve i shkon tejet shumë fytyrës së saj natyrale

2024-a është viti i ndryshimeve të mëdha, që prej Plutonit që për herë të parë pas vitit 1777 do të udhëtojë drejt Ujorit për të sjellë transformime kolosale, deri te ngjyra e re dhe modelin e flokëve të Dua Lipës!

Duas duket se i është mërzitur toni i qershisë dhe gjatësia e flokëve, pasi ka vendosur të presë flokët në modelin bob dhe të jetë tanimë një bionde!


Ndryshimin këngëtarja e famshme e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, teksa përveç se ndan pamjen e re, vërteton faktin që asaj i shkon çdo prerje apo ngjyrë flokësh, nuk ka rëndësi çfarë është.

Ky ndryshim vjen përpara shfaqjes së filmit të saj të ardhshëm Argylle, film në të cilin luan më këtë pamje.

Kjo është paraqitja e dytë e Dua Lipës në një film artistik pas debutimit së bashku me John Cena në Barbie.

Filmi do të dalë në kinema më 2 Shkurt 2024 dhe premton të jetë një aventurë plot emocione.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)