LAJMI I FUNDIT:

Fillimisht gjatë ndeshjes u konfrontuan, por as pas saj Tuchel dhe Conte nuk u qetësuan – gjyqtari i ndëshkoi dy strategët me kartonë të kuq

Fillimisht gjatë ndeshjes u konfrontuan, por as pas saj Tuchel dhe Conte nuk u qetësuan – gjyqtari i ndëshkoi dy strategët me kartonë të kuq

Thomas Tuchel dhe Antonio Conte më nuk do t’i kenë raportet siç i kishin më parë.

Trajneri i Chelseat dhe ai i Tottenhamit patën një kontakt acarues gjatë derbit mes dy skuadrave që përfundoi 2-2.

Dyshja u acaruan fillimisht kur italiani filloi të festonte golin e Pierre-Emile Hojbjerg që ishte i barazimit 1-1, dhe gjermani nuk pajtohej me atë sjellje, pasi kishte dy situata kontroverse deri tek goli.


Në një derbi tensionues, Chelsea dhe Tottenhamin i ndajnë pikët
Lexo po ashtu Në një derbi tensionues, Chelsea dhe Tottenhamin i ndajnë pikët

Fillimisht nuk u akordua një ndërhyrje e palejueshme ndaj Kai Havertz, më pas Richarlison kishte zënë rrezen e shikimit të Eduard Mendy, me që rast edhe ra goli.

Dy trajnerët u ndëshkuan me kartonë të verdhë, për të vazhduar më pas ndeshjes.

Reece James riktheu epërsinë për Blutë, ndërsa Harry Kane në minutën e 90+6-të i barazoi shifrat në 2-2.

Dy gola brenda dhjetë minutash në derbin e tensionuar mes Chelseat dhe Tottenhamit
Lexo po ashtu Dy gola brenda dhjetë minutash në derbin e tensionuar mes Chelseat dhe Tottenhamit

Me të përfunduar ndeshja, Conte shkoi t’i jepte dorën Tuchelit, por ky i fundit e mbajti atë, duke filluar edhe kështu eskalimi i situatës.

Gjyqtari Anthony Taylor u deshtë të ndërhynte sërish, por që tani me kartonë të kuq, duke qetësuar dyshen që mungojnë ndaj Leeds United (Chelsea), respektivisht ndaj Wolves (Tottenham). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori