LAJMI I FUNDIT:

Fillimi i vitit të ri shkollor, nxënësit rikthehen në klasa

Pas pothujse një muaji të shtyrjes së procesit mësimor, sot nxënësit janë  rikthyer nëpër klasa duke filluar  kështu vitin e ri shkollor.

Edhe pse në situatë pandemie dhe përballje me COVID-19, në shkollën e fillore të mesme të ulët  “Nami Frashëri” në Prishtinë  organizimi i fillimit të mësimit ka shkuar në rregull.


Sipas zëvëndesdrejtoreshës së kësaj shkolle Drita Qorolli,  ka qenë i vështirë organizimi i rifillimit të mësimit.

“Ka qenë ndoshta e vështirë por ne jemi përgatitë, sepse task forca e shkollës ka qenë vazhdimisht në takime dhe në ditën e premte morëm vendimin të fillojmë me skenarin e Rikthimit dhe shpresojmë që nuk do të kemi infektime” , thotë Qorolli.

Drita Qorolli, zëvëndesdrejtoreshë në shkollën Naim Frashëri

Tutje ajo thotë se shumica e mësimdhënësve dhe stafit të kësaj shkolle  janë të vaksinuar edhe me dozën e dytë të vaksinës.

“Në shkollën tonë 99 përqind e stafit janë të vaksinuar, vetëm i kemi tre kolegë që kanë qenë tash së voni të infektuar por ata janë të imunizuar tanimë, të tjerët janë të vaksinuar me dy doza”, shtoi ajo.

Në anën tjetër si proces jo të vështirë po e sheh mësimdhënsja e kësaj shkolle, Merita Haxhiu- Hashani.

Merita Haxhiu-Hashani, mësimdhënëse

“Nuk besoj që do të jetë e vështirë pasi që e kemi orën 45 minuta, besoj që do të arrijmë”, tha ajo.

Megjithatë nxënësit janë të lumtur me fillimin e mësimit. Nxënsja Dea Bytyçi,  që vijon mësimet në këtë shkollë thotë se janë të lumtur për fillimin e mësimit edhe pse do të jetë e vështirë për shkak të COVID-19 dhe mos afrimin me shokë dhe shoqe.

Dea Bytyçi, nxënëse

“Unë kam qenë shumë e lumtur që ka filluar mësimi për shkak se është bërë shumë muaj që nuk kemi mësuar asgjë. Edhe pse do të jetë e vështirë që të mos përqafohemi me shoqe, prap do t’i respektojmë rregullat anti-COVID”, u shpreh Dea Bytyçi

Kurse prindërit dhe gjyshërit e fëmijëve edhe pse kanë shqetesime dhe frikë për shkak të virusit, ata janë të gëzuar që fëmijët janë rikthyer nëpër shkolla.

Mirvete Spahiu

“Fillimin e kemi pritur shumë mirë, por kemi pasur edhe ngapak frikë për shkak të këtij virusit por po shpresojmë që nuk do të ketë ndojnë problem, sepse edhe mësuesit janë vaksinuar” thotë Mirvete Spahiu /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori