Mjekët e një spitali në Kinë, ia kanë dalë me shumë vështirësi t’ia heqin vogëlushit fijen e flokut të nënës, që i ishte mbështjellë për gishtin e madh të dorës së majtë.

Djaloshi dy muajsh qante gjatë tërë kohës, derisa gishti i ishte fryrë shkaku i mungesës së qarkullimit të gjakut, transmeton Telegrafi.


Për fat të mirë, ai është diagnostikuar në moment të fundit dhe mjekët ia kanë dalë ta shpëtojnë pa ia amputuar.

Fija e flokut të nënës i mbështjellët bebes për gishti mjeket ia shpetojne nga amputimi foto 2 Gishti i ënjtur shkaku i fijes së flokut

Në fakt, ky është një fenomen klinik shumë i rrallë, që quhet toe tourniquet syndrome dhe i ndodhë fëmijëve që kanë vetëm katër ditë jetë, derisa sa të bëhet 19 muajsh.

Gishtat e tyre të duarve dhe të këmbëve janë aq të vegjël dhe të butë, sa që mjafton një fije e vetme floku t’ju mbështjellët dhe të ndërpresë qarkullimin e gjakut.

Ata janë të shqetësuar dhe qajnë pa pushim, shkaku i dhimbjeve të mëdha dhe mpirjeve që e përfshijnë tërë gjymtyrën. /Telegrafi/