“Figurë e përjetshme në zemrat e shqiptarëve” - homazhe në 26 vjetorin e rënies së heroit Agim Ramadani

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me drejtorët kanë bërë homazhe për të nderuar figurën e heroit kombëtar, Agim Ramadani në 26 vjetorin e rënies së tij.
Hyseni bën të ditur së bënë homazhe para figurës së tij, duke e nderuar kështu sakrificën dhe guximin e jashtëzakonshëm që heroi Agim Ramadani dha për lirinë e Kosovës.
“Komandant Katana, me vizionin dhe vendosmërinë e tij të hekurt, ishte një udhëheqës që i dha gjithçka atdheut, duke u bërë një figurë që do të mbetet përherë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve”, shkruan Hyseni.
Kryetari Hyseni thekson se liria dhe pavarësia që qytetarët e gëzojnë sot janë rezultat i sakrificës së heroit kombëtar, Agim Ramadani.
Tutje, Hyseni vë në pah rëndësinë e emrit të heroit, i cili sipas tij, simbolizon luftën dhe flijimin për atdheun. /Telegrafi/













































