Sonte (e hënë) është duke u zhvilluar edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në RTSH.

Në këtë kompeticion muzikor do të jenë 26 këngë pjesëmarrëse, 10 prej të cilëve janë artistë të rinj dhe grupe alternative.


Në mbrëmjen e parë ka performuar edhe këngëtarja Fifi, teksa interpretoi projektin e ri “Stop”.

Screenshot 17 16 Foto: Screenshot/YouTube

Ajo bëri një paraqitje të mrekullueshme duke u shfaqur me pamje të re – flokë ngjyrë portokalli.

Teksti është shkruar nga vet artistja, kurse për muzikën është përkujdesur edhe producenti Fatjon Miftaraj.

Screenshot 19 15 Foto: Screenshot/YouTube

Arbana Osmani sivjet është në drejtim të Festivalit të Këngës dhe prapa këtij eventi qëndrojnë edhe: Eduart Grishaj, Shpëtim Saraçi, Bojken Lako dhe Eraldo Rexha.

Ky festival duhet theksuar se do të zgjasë deri më 22 dhjetor. /Telegrafi/