Filloreta Raçi - Fifi dhe Donjeta Morina kanë publikuar ditën e sotme (e premte) këngën e re.

“Pare” mban titullin ky projekt, i cili është shoqëruar edhe me videoklip.


Teksti është shkruar nga vet artistet, kurse për producimin është përkujdesur Bini Diez.

Screenshot 32 1 Foto: Screenshot/YouTube

Ky i fundit po ashtu e ka bërë edhe miksimin e masterizimin e kësaj kënge ritmike.

Videoja e tërë u realizua në studion e producentit Bini Diez nga Imagine Films.

Screenshot 34 1 Foto: Screenshot/YouTube

Kjo është kënga e parë e Fifit që pas lindjes së djalit dhe kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E njëjta theksojmë se u bë nënë e një djali Theo Mal në prill. /Telegrafi/