Një shtet është zyrtarisht i ndaluar të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, pavarësisht pezullimeve të shumta gjatë fazës kualifikuese. 

Disa vende u pezulluan përkohësisht gjatë kualifikueseve ose u tërhoqën plotësisht nga procesi. 


Gjatë fazës kualifikuese afrikane, Federata e Futbollit të Kongos (FECOFOOT) u pezullua nga FIFA në shkurt, për shkak të një "situate veçanërisht serioze" të ndikimit të padrejtë nga jashtë. 

Megjithatë, e vetmja kombëtare që është zyrtarisht e përjashtuar nga pjesëmarrja në Kupën e Botës mbetet Rusia. 

Kjo kombëtare u pezullua nga UEFA dhe FIFA pas pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dhe nuk është lejuar ende të kthehet në futbollin kompetitiv. 

Në vend të kësaj, Rusia ka zhvilluar ndeshje miqësore gjatë tre viteve të fundit me shtete nga e gjithë bota, përjashtuar ato nga Evropa. 

Përjashtim i vetëm evropian është Bjellorusia, e cila priti një ndeshje miqësore kundër Rusisë në Minsk në muajin qershor. 

Për shkak të përfshirjes së saj në luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, Bjellorusia është pezulluar nga garat në disa sporte, përfshirë tenisin dhe atletikën, dhe gjithashtu nuk mori pjesë në Lojërat Olimpike "Paris 2024". 

UEFA e ka ndaluar Bjellorusinë të presë ndeshje ndërkombëtare kompetitive, por ajo mbetet ende e kualifikuar për të marrë pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës./Telegrafi/

telegrafi sport app