FIFA ka filluar një ankesë penale kundër ish-presidentit Sepp Blatter – akuza për investim në muzeun që nuk e posedonin

FIFA ka bërë një ankesë penale kundër ish-presidentit të tyre, Sepp Blatter rreth një rinovimit të muzeut në Zvicër, i cili nuk ishte në posedim të tyre.
Shtëpia më e madhe e futbollit po e akuzon Blatterin se ka keqpërdorur rreth gjysmë milioni euro për një objekt që nuk e kishin as nën pronësi.
84-vjeçari që dha dorëheqje pesë vite më parë nga posti i presidentit, ishte shpallu i fajshëm për korrupsion, derisa në vazhdimësi i ka mohuar akuzat.
Një njoftim i FIFA-s thotë: ” Pas një rishikimi të hollësishëm të fakteve dhe rrethanave historike në lidhje me ndërtimin dhe kostot e vazhdueshme operacionale të Muzeut FIFA, FIFA është e vetëdijshme për shumë parregullsi serioze në lidhje me këtë projekt, të cilat ngrenë dyshime të forta për sjellje kriminale në pjesë e zyrtarëve dhe ndërmarrjeve të ndryshme që lidhen me çështjen”.
‘Si rezultat, FIFA tani është e detyruar ta referojë çështjen në zyrën e prokurorit të Cyrihut për hetime të mëtejshme dhe, nëse është e nevojshme, ndjekje penale”.
“Ankimi penal i paraqitur nga FIFA drejtohet kundër anëtarëve të ndryshëm të ish-menaxhmentit të FIFA-s, përfshirë ish-presidentin Joseph Blatter, si dhe të dyshuar të tjerë të mundshëm. Dyshohet se këta individë mund të jenë përfshirë në akte të ndryshme të keqmenaxhimit penal, dhe ndoshta vepra të tjera të lidhura me të”, thuhet më tej në njoftim.
Duket se Blatter do të përfundojë prapa grilave, nëse vërtetohet se ai ka keqpërdorur fondet për rinovimin e muzeut që nuk ishte nën pronësi të shtëpisë së futbollit botëror. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Arteta pas humbjes shokuese të Arsenalit: Titulli tani nuk është në dorën tonë

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë